Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot se Edi Paloka ka propozuar një kompromis, që secila palë të caktojë një përfaqësues për të verifikuar firmat.
Berisha tha se e pranon propozimin në fjalë. Ai u pyet për akuzat e Bashës se për mbledhjen e firmave është ndihmuar nga Suel Çela, Aqif Rakipi dhe Tom Doshi. Berisha e kaloi pyetjen duke nënqeshur teksa tha:
“Paloka ka propozuar sot që të caktohet një përfaqësues të ulet në zyrën e tij dhe të verifikojë çdo formular. E pranoj para jush propozimin e tij, po Basha thua pranon. E di si I duken ato, është I tmerruar. Futja e formularëve në seli i ka çfazuar komplet, Paloka le të nisë që sonte të verifikojë. Askush nuk do të lëvizë asnjë gërmë të rendit të ditës të përcaktuar nga partia. Ky proces dëshmoi se sa shumë ishin larguar nga baza, nga njerëzit që derdhin lumenj djerse dhe marrin shumë më pak se këta zotërinj ndaj dhe revolucioni paqësor do i japë secilit vendin e tij”.
