Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha pret nesër ”fjalën e fundit” nga SPAK

16:59 / September 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali berisha2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha është në 24 orët e fundit të një pritje për të mësuar se çfarë do të vendosë SPAK-u për të, pasi vendimi prek edhe rrugën që do të ketë PD për zgjedhjet parlamentare në 2025. Sipas SPAK, nga karrigia e kreut të qeverisë, Sali Berisha kishte miratuar ligje dhe akte nënligjore që i kishin hapur dritë jeshile dhe favorizuar privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, ku mes anëtarëve të ish-pronarëve përfitues ishte edhe Malltezi.

Më 30 dhjetor 2023 gjyqtarja Irena Gjoka vlerësoi se masa duhej ashpërsuar dhe urdhëroi dërgimin e ish-kryeministrit në “arrest shtëpie”. Në të njëjtin vendim gjykata i pengonte atij komunikimin me persona të tjerë përveç familjarëve. Berisha iu bind vetëm izolimit në shtëpi. Nga dritarja e banesës së tij ai nisi një maratonë fjalimesh, që ndiqeshin nga dhjetra mbështetës në rrugicë.

Sali Berisha nuk e ka ndalur aksionin e tij publik politik. Prej gati 9 muajsh të vetmet orë lirie i ka shijuar paraditen e 23 janarit, kur ishte në SPAK për të dhënë deklarime. E dyta mundësi për të dalë nga shtëpia, ende pa i ndryshuar masa e sigurisë është kjo e mërkurë, kur pritet të paraqitet në SPAK për t’u njohur me përfundimin e hetimit ndaj tij dhe nëse do të merret apo jo i pandehur nga Struktura e Posaçme.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike do të organizojë një protestë nesër (e mërkurë) përpara ambienteve të SPAK, ditë që përkon me paraqitjen e Sali Berishës, i thirrur nga SPAK. Është një mesazh i shkruar nga Flamur Noka, që sot i është nisur demokratëve.

”Ditën e Mërkurë në ora 12:00 kryetari i PD, prof Dr Sali Berisha do shkojë pranë organizatës kriminale të SKAP. Të mobilizohemi të gjithe maksimalisht për protestë të fuqishme solidariteti me të drejtën, me të vërtetën, kundër narkodrejtsisë”, është mesazhi.

Berisha PD spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri. Kush është Sofia Moreira de Sousa

22:18 / June 8, 2026

Berisha ka vendosur të rifitojë opozitën duke humbur Trumpin

21:19 / June 8, 2026

Sulmet e ndërsjellta Izrael-Iran, Trump bisedë telefonike me Netanyahun! Zyrtari: Diskutimi i ndërpre pas presionit nga Presidenti i SHBA

21:04 / June 8, 2026

“Tani ju intereson populli shqiptar?”- Rama i përgjigjet Iranit zyrtar: Nuk do ju kërkojmë kurrë falje! Vazhdoni të manipuloni

20:46 / June 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.