Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha: Rama kriminalizoi Policinë, rikthye në detyra të gjithë ish-trafikantët

18:05 / January 17, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1737132204xberishahaajpg 329
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama sapo erdhi në pushtet kriminalizoi Policinë e Shtetit, duke emëruar ministër të Brendshëm, Saimir Tahirin, të cilin ish-kryeministri e quan trafikant droge. Gjatë një takimi me temë “Siguria dhe Rendi”, Berisha tha se ata rikthyen më pas në detyra, të gjithë ish-trafikantët, ish-oficerët e inkriminuar të larguar nga detyra jo vetëm nga qeveria e PD, por sipas tij, të larguar nga detyra edhe nga qeveritë socialiste para saj.

”Edi Rama betejën e tij, për krijimin e narkoshtetit e nisi kundra jush, kundra Policisë së Shtetit. Për këtë qëllim ai vendosi në krye të ministrisë së Rendit, një gangster, një trafikant, një ordiner siç ishte Saimir Tahiri, i cili ishte edhe politikani i parë shqiptarë që do të blinte skafin e trafiqeve, personal.

Me vendosjen e një eksponenti të krimit në krye të Ministrisë së Rendit, Rama dhe mëkëmbësi i tij filluan operacionin e spastrimit të policisë nga qindra oficerë të guximshëm, trima që i bënë vendit shërbime të jashtëzakonshme, duke asgjësuar dhe vendosur para ligjit mbi 206 grupe dhe organizata kriminale më të rrezikshme në Shqipëri dhe në rajon.

Ndërkohë pasi bën këtë spastrim të radhëve të policisë, ata rekrutuan malavitën me të cilën erdhën në pushtet dhe nisën haptas, publikisht, zyrtarisht e narkoshtetit me kanabizimin e të gjithë Shqipërisë. Ata rikthyen në detyra, të gjithë ish-trafikantët, ish-oficerët e inkriminuar të larguar nga detyra jo vetëm nga qeveria e PD, por e vërteta të larguar nga detyra edhe nga qeveritë socialiste para saj”.

]Berisha Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Disfata në zgjedhjet lokale, Murrizi: Rezultat turpërues nga opozita me emra kandidatësh të “pavarur”

20:19 / November 10, 2025

SPAK e thërret për 21 Janarin, Ngjela: Berisha do të shoqërohet me forcë nëse nuk paraqitet

19:27 / November 10, 2025

Zaloshnja: 2/3 e votuesve të PD nuk votuan të dielën, kurse 8/10 e socialistëve votuan në shi e rrebesh

18:51 / November 10, 2025

Kapri: Kur do zhbllokohen fondet e IPARD? Sipropali: SPAK dhe BE po heton. Greqia jo pengesë për në BE

17:50 / November 10, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.