Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha: Rama shkarkoi Ahmetajn për të larë duart. Ai është kreu i aferës së inceneratorëve

12:45 / July 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i PD-së, Sali Berisha në deklaratë për mediat, vendimin e kryeministrit Edi Rama për të shkarkuar nga detyra e zv/kryeministrit Arben Ahmetajn, e quan si larje duarsh. Berisha ka akuzuar Ramen si kreun e aferes se inceneratoreve.

“Sot njoftohet se Edi Rama, për të larë duart me krimin e tij të shëmtuar, aferën ndër më të mëdhatë e historisë së vendit, aferën e djegësave, ka shkarkuar nga detyra Arben Ahmetajn. Me këtë rast, unë duke e konsideruar Ahmetajn, një nga eksponentët kryesorë të mafies së djegësve, shtoi se kreu i kësaj afere është një dhe vetëm një, Edi Rama. Ai ka firmosur në kundërshtim me ligjin. Rama ka firmosur në mënyrën më të paligjshme kontratën bazuar në procedurën antiligjore të negociatave të mbyllura. Rama, në shkelje flagrante të ligjit dhe barazisë në tendera, ka firmosur kontratën e një kompanie, e cila kishte zero eksperiencë në fushën e plehrave”.

Po ashtu Berisha ndër të tjera tha edhe se paratë për djegësat dolën nga fondi i emergjencave nga Këshilli i Ministrave.

“Edi Rama është përgjegjësi numër 1 i vjedhjes monstruoze me aferën e djegësave. Për djegësin e Elbasanit dhe Fierit, ministria e Mjedisit që u përdor për këtë vjedhje, kishte zero lekë në buxhetin e saj. Paratë e djegësave u morën nga fondi i emergjencave të Këshillit të Ministrave. Ky fond përdoret vetëm në rastin e katastrofave natyrale dhe fatkeqësive të mëdha natyrore. Edi Rama, këtë fond, e përdori për të përvetësuar, bashkë me zyrtarët e tij, dhjetëra e dhjetëra milionë euro. Me urdhër të tij, ai kaloi nga fondi i emergjencës dhjetëra e dhjetëra miliona euro, në buxhetin e Ministrisë së Mjedisit për vjedhjet me inceneratorët. Edi Rama është përgjegjës sepse firmosi kontratën me procedurë të mbyllur, në një kohë kur enti zyrtar, Agjencia e Prokurimeve Publike, kishte denoncuar më përpara, si të paligjshme për prokurim procedurën me negociata të mbyllura”.

Arben Ahmetaj Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Avokati i Popullit: Në komisariate ka mbipopullim, kemi parë persona me shenja dhune

20:38 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.