Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha reagon pas vendimit të Holandës për vizat: U dha kartoni i kuq për hapjen e negociatave

17:58 / May 31, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pasi Holanda dorëzoi zyrtarisht në Komisionin Europian projekt-rezolutën e miratuar pak kohë më parë në parlament, për rikthimin e vizave për shqiptarët.

Në një postim në Facebook, Berisha e cilëson këtë vendim si kartonin e kuq të bllokimit të hapjes së negociatave me BE-në.

Ish-kryeministri ka kujtuar edhe deklaratën e deputetit të CDU-CSU Johann David Ëadephul, I cili pretendon se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht të vendosur nga ministrat e jashtëm të BE-së, më 26 qershor 2018.

Reagimi i plotë i Berishës:

Nje goditje tejet e rende, qe munde te mbylle dyert per vite per hapjen e negociatave!

Miq, vetem dy dite pasi Komisioni Europian i rekomandoi vendeve anetare hapjen e negociatave me Shqiperine, sepse sipas Komisionit Shqiperia i ka plotesuar kushtet, Mbreteria e Hollandes hedh poshte kete pretendim. Ne nje akt qe nuk ka ndodhur kurre me pare, Qeveria e Mbreterise se Hollandes dorezoi dje ne Komisionin Europian kerkesen zyrtare per rivendosjen e vizave per qytetaret e Shqiperise sepse ky vend jo qe nuk ka plotesuar kushtet por perkundrazi ka shenuar perkeqesim te ndjeshem dramatik.

Keshtu, ne 48 oret e para pas rekomandimit te Komisionit Europian per hapjen e negociatave me Shqiperine, dy vende kryesore themeluese te BE hedhin poshte kete rekomandim dhe nxjerrin kartonin e kuq te bllokimit te hapjes se negociatave me vendin tone.

Dje grupi parlamentar i CDU/CSU deklaroi se Shqiperia nuk ka plotesuar asnje nga kushtet per hapjen e negociatve me BE kurse sot qeveria e Mbreterise se Hollandes shkon edhe me tej, dorezon kerkesen per rivendosjen e vizave me qytetaret shqiptar.

Keto qendrime deshmojne ne menyre perfundimtare se me Edvin Kristaq Krimin dhe narkoshtetin e tij nuk ekziston absolutisht asnje mundesi per hapjen e negociatave me BE. Keto qendrime jane nje apel per çdo shqiptar te çlirohemi sa me pare nga narkoshteti i Edvin Kristaq Krimit dhe te shpetojme te ardhmen tone europiane.

Ketu me poshte keni nje artikull per kete lajm te zi. sb

Hollanda dorëzon zyrtarisht në Bruksel kërkesën: Vendosni vizat për shqiptarët

Pak kohë më parë ka qenë Parlamenti hollandez ai që ka miratuar projektin për rivendosjen e sistemit të vizave me Shqipërinë.

Deputetët Holandezë votuan për rikthimin e vizave për Shqipërinë. Pesë partitë politike në Holandë, VVD, CDA, PVV, SP, CU kanë bërë bashkë 105 deputetë, nga 150 duke votuar me shumicë votash kërkesën për heqjen e vizave për Shqipërinë.

“Pas diskutimeve të shumta, duke vënë në dukje se: ka pasur një rritje të ndjeshme të aktiviteteve kriminale nga mafia shqiptare në Holandë; ndërsa këto organizata kriminale keqpërdorin mundësinë për të udhëtuar pa viza përmes Evropës dhe të zgjerojnë më tej rrjetin e kontrabandës, i kërkojmë qeverisë të paraqesë kërkesën në Komisionin Evropian për të filluar procedurën e frenimit emergjent të lëvizjes pa viza për Shqipërinë”, ishte vendimi që mori Parlamentit holandez.

Dhe sot Hollanda kërkoi me shkrim që Komisionit Europian të konsiderojë pezullomin e vizave për shtetasit shqiptarë.

Në një letër dërguar komisionerit të BE Dimitris Avramopoulos, Holanda kërkon që të pezullohet lëvizja e lirë e shqiptarëve drejt shtetit të tyre.

Berisha holanda tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ani, le të vritem, por ti do të përgjigjesh”! Rrëqeth Rita Petro

23:01 / October 30, 2026

Demo: Mbrojtja e fëmijëve nga çdo formë dh*ne, detyrim i panegociueshëm nga të gjithë

22:02 / October 30, 2026

“Vendoret” më 9 maj 2027, Korreshi: Na shqetëson “Territorialja”, s’dimë bazën ligjore

20:39 / October 30, 2026

Zgjedhjet vendore mbahen më 9 maj 2027/ Presidenti Begaj dekretoi datën pas konsultimeve me partitë

15:17 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.