Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha: Reforma u bë për ta çuar drejtësinë në duart e Ramës dhe “guvernatores” Kim, për këtë të fundit i jam ankuar Biden-it

19:57 / May 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto berisha Kim 116318788351632277639
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza nga Fieri edhe ndaj ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, të cilën e cilësoi si guvernatore dhe tha se ajo nuk mund të ndërhyjë në procese gjyqësore, duke patur parasysh këtu ankimimin në Apel të statutit të Partisë Demokratike.

Ndër të tjera, Berisha u shpreh se i ka kërkuar Presidentit Joe Biden që të mos lejojë që kjo të ndodh pasi është gjëja më e rëndë që mund të bësh në një vend demokratik.

Më tej, lideri historik i demokratëve theksoi sërish qëndrimin e tij kundër Reformës në Drejtësi, duke nënvizuar se ajo u bë për të çuar drejtësinë në duar të kryeministrit Edi Rama dhe të ambasadores Yuri Kim.

“Guvernatorja apo ambasadorja. Shkeli kushtetutën e SHBA dhe Shqipërisë. Nuk mund të ndërhysh kurrë në një proces gjyqësor. Është gjëja më e rëndë që mund të bësh. Ndaj unë i kam kërkuar qeverisë së SHBA dhe Biden që të mos lejojë që përfaqësuesja e saj të ndërhy në procese gjyqësore. Ai është shkatërrim i pavarësisë së sistemit gjyqësore. Kjo tregon se  Reforma në Drejtësi ishte për ta vënë drejtësinë në kontroll të Ramës apo ndonjë tjetri si puna e saj Guvernatores. Reforma nuk mund të ketë qëllime të tilla. Ata përfitojnë nga kjo situatë. Por harrojnë se e tregojnë vetën si kolaboracioanist.”u shpreh Berisha.

Ndërkohë në takimin me demokratët e Fierit, Berisha thumboi edhe Enkelejd Alibeaj duke thënë se komandohet nga Edi Rama.

“Edi Rama shfrytëzon elementë si Lulzim Basha, Enkelejdi apo ky Kapllani këtu. Asgjë nuk na ndal ne se kjo lëvizje është e pandalshme. Ata që u përpoqën ta ndalojnë dështuan. Dhe kjo do bëhet uragan të vërtetë. Kjo ka mision shpëtimin e Shqipërisë”, tha Berisha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nëse objektivi do ishte elektoral, do i linim siç ishin”/ Ndarja e re Territoriale, Mazniku: Ka bashki të vogla që nuk ia dalin dot

22:54 / October 7, 2026

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.