Aktori Julian Deda, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, thotë se demokratët e shprehën dje vullnetin e tyre dhe ai ka një emër: Sali Berisha. Sipas tij deputetët duhet ta ndajnë mendjen, ose t’i binden votës së demokratëve ose të largohen nga partia.
“Këta deputetët, pengjet e Lulit që u dridhen leqet nga një sms i ambasadës dhe që përpiqen të jenë as mish as peshk në deklaratat e tyre, duhet ta ndajnë mendjen, ose t’i binden votës së demokratëve, ose të pirdhen nga partia dhe të shkojne atje ku e kanë shpirtin…”, shkruan Jul Deda.