Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj Serbisë sot, kur tha se po përgatitet për genocide të tjera. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se nuk do ta lejojë Presidentin Aleksandër Vuçiç që të nënshtronte Ballkanin, por që do t’I jepte përgjigjen që meriton.
Teksa fliste nga selia blu, lideri historik i Partisë Demokratike nuk u kursye në akuza ndaj maxhorancës kur tha se rrëzimi i rezolutës së Srebenicës tregonte se Shqipëria nuk ishte e gatshme që të dënonte genocidin serb.
Ai sfidoi kryeministrin Edi Rama që të kalojnë ligjin në parlament për të përjashtuar kryeministrat nga çdo lloj parashkrimi. Në thirrjet e tij nuk mungoi as ajo për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, të cilit i tha që të mos i lejonte të dërguarit të tij që të ndërhynin në politikën e vendit, referuar ambasadores Yuri Kim.
Kjo e fundit, sipas Berishës është angazhuar në një fushtë kundër tij, pikërisht në prag të zgjedhjeve që pritet të zhvillohen brenda Partisë Demokratike, më 22 maj e ku Berisha, garon për postin e kryetarit.
