Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha sfidon Uashingtonin, Londrën dhe Brukselin/ Paralajmëron trazira në shtator

10:39 / August 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon t’iu bëjë karshillëk ndërkombëtarëve, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe madje edhe Bashkimit Europian, të cilët i ka sfiduar hapur, ndërsa ua ka bërë të qartë se nuk e frikësojnë sanksionet dhe përcaktimet “non grata”.

Teksa ishte duke folur dje në konferencën e përjavshme për shtyp në selinë blu, ish-kryeministri u pyet për faktin se është i shpallur “non grata” nga dy shtetet më të mëdha SHBA dhe Britani e Madhe, të cilat siç edhe Berisha theksoi nuk i japin asnjë lloj habie, ndërsa shtoi, se sipas tij, kryeministri Edi Rama është i pashpresë dhe nuk do t’i shpëtojë uraganit të revoltave të qytetarëve.

“Përsa i përket atyre non gratave, Europa ka ligjet e veta, Parlamenti Europian ka të vetat, i ka të përcaktuara dhe unë nuk kam asnjë lloj impresioni nga ajo. Edi Rama është i pashpresë. Mund të marrë çdo hap vendim politik, por nuk do të shpëtojë dot nga ky revolucion që po zien”, deklaroi ai.

Më tej sh-kryeministri Berisha hodhi edhe akuza të forta në adresë të kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se ka alergji nga vota e lirë. “PD do të shkojë në zgjedhje me siglën e saj, pavarësisht se Edi Rama do të bëjë gjithçka, por në këtë betejë kundër pluralizmit do të paguajë një çmim të tmerrshëm. Edi Rama po lufton pluralizmin. Pasi ka marrë të gjitha pushtetet, kërkon të shuajë opozitën, por ai do ta shikojë mirë që opozita është e pamposhtur dhe do të marrë atë që i takon. Është armik. I kategorizuar si armik, do të trajtohet si armik, do të marrë përgjigjen si armik. Kjo nuk ndryshon. Është armik për shkak të votës së lirë, vendosjes së monizmit duke dhunuar votën e lirë dhe për shkak të qëndrimit që përpiqet të mbajë, për të asgjësuar pluralizmin. Ai do të trajtohet si armik dhe ai e di këtë”, nënvizoi ish-kryeministri Sali Berisha.

Berisha non grata trazira
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.