Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha: Shqipëria i vetmi vend me dy ministri drejtësie, të Ulsiut dhe atë të Fatziut

21:33 / September 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 8 4 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i PD Sali Berisha, gjatë tubimit qytetar në mbështetje të tij që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’, tha se Shqipëria është i vetmi vend me dy Ministri Drejtësie.

‘Shqipëria, i vetmi vend me dy ministri drejtësie. Ministrinë e Ulsiut dhe ministrinë e Fatziut’, theksoi Berisha.

Berisha tha se tek zyra e Fatziut çdo ditë thirren në proces, drejtuesit, Sadushët e gjykatës së lartë, KLP, KLGJ, Skapit e me radhe e me radhë.

“Për një vend që synon të kapë kohën e humbur, të afrohet me të ardhura me mirëqënie me vendet e zhvilluara vjedhja është vdeksore, është shkatërrimtare, ndaj dhe shqiptarët në një periudhë, brenda 6 viteve dolën për rrogat para të gjithë shtetasve të Ballkanit.

Shqiptarët më vonë, brenda 11 viteve zbritën rrufeshëm në fund për pagat dhe pensionet. Ndaj dhe ikin, dhe vetëm ikin shqiptarët, largohen nga varfëria që të gjejnë një rrogë më të mirë.

Miqtë e mi!

Sot ai llomotiti gjatë e gjatë për suksese imagjinare.

Sot ai në histeri, fliste për një Shqipëri që nuk ekziston, për një Shqipëri në të cilën arsimi bien në pikiatë.

Për një Shqipëri në të cilën shëndetësia u rrënua me shpejtësi.

Për një Shqipëri në të cilën mijëra e mijëra të sëmurë vdesin për ilaçet e domosdoshme.

Për një Shqipëri në të cilën pensionistët qajnë çdo ditë me lot mjerimi se nuk përballojnë dot jetën.

Për një Shqipëri në të cilën largohen njëlloj si nga Siria që është në luftë civile. Për një Shqipëri në të cilën bandat, krimi, droga bëjnë ligjin. Krimi godet çdo ditë në sheshe, rrugët e qyteteve tona.

Miqtë e mi!

Për një Shqipëri në të cilën i vetmi vend i planetit ku drejtësia mungon, sepse për të marrë një vendim në një çështje civile qytetarit i duhen 18.7 vjet.

Sepse nga reforma që shkatërroi drejtësinë shqiptare ka një stok prej 139 mijë dosjesh të pagjykuara.

Sepse Skapi është shndërruar në policinë private politike të Edi Ramës.

Sepse Shqipëria është i vetmi vend me dy ministri drejtësia. Ministrinë e Ulsiut dhe ministrinë e Fatziut.

Ministria e Fatziut është dy herë më e fuqishme, se ku e ka këtu, tek kjo ndërtesa karshi nesh është.

Tek zyra e Fatziut çdo ditë thirren në proces, drejtuesit, Sadushët e gjykatës së lartë, KLP, KLGJ, Skapit e me radhe e me radhë.”- tha Berisha.

Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.