Gazetari i njohur Alfred Lela ka marrë një post të rëndësishëm në selinë blu, tashmë e rithemeluar dhe me kryetar të ri Sali Berishën. Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se Lela është emëruar Drejtor për Marrëdhëniet me Publikun, në PD.
Ky emërim i gazetarit të njohur në krye të dikasterit të rëndësishëm të Partisë Demokratike, në lidhje me mediat dhe informimin e publikut për vendimet që merren, vjen ditë pas zgjedhjes së Sali Berishës në krye të selisë blu. Gjithashtu, PD ka përmbyllur me sukses afro dy javë më parë dhe procesin e ristrukturimit të Sekretariateve, sipas Newsbomb.
Personat që merreshin me mediat në kohën e Lulzim Bashës “u spastruan” nga stafi i Berishës.