Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se sirenat e revoltës po bien.
Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi me sindikalistët, ku shtoi se vetëm me ta mund të organizohen protesta të fuqishme.
“Në katër anët po bien sirenat e revoltës. Në çdo takim dhe bisedë dëgjoj vetëm një kërkesë, protestë dhe vetëm protestë. E gjej nga të rinj, të moshuar, biznesmenë. Por ky takim është jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse forma me fuqishme e protestës, siç ka provuar historia është ajo që strukturohet me sindikata. Do të keni mbështetjen e PD, opozitës në çdo përpjekje tuaj.
Sindikata e arsimit të lartë është hedhur në betejë. Në datën 5 ka shpallur grevën e përgjithshme. Le të pyesin veten a mos janë mësuesit më mirë. Jo mësuesit janë edhe më keq se pedagogët”, deklaroi Berisha.
