Një ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha dhe përkrahësit e tij hynë me dhunë në selinë e PD, duke shkelmuar dhe një derë, kryedemorati Lulzim Basha ka marrë masën e parë.
Në ambientet e jashtme të selisë së PD ka nisur instalimi i kamerave.
Ish-kryeministri Berisha dhe anëtarët e Komisioni të Rithemelimit të PD, mbërritën dje në PD për t’i bërë të qartë Lulzim Bashës se nuk do ta lejojnë të qëndrojë në zyrën e kryetarit të partisë. Ndryshe nga mbledhjet e mëparshme, këtë herë mbështetësve të Berishës iu desh të shpërthejnë derën e sallës në të cilën u mbajt mbledhja. Berisha paralajmëroi Bashën se nuk do të lejoi asnjë pengesë për zbatimin e vendimit të anëtarësisë. Në PD nuk e ndaloi askush të hynte por dyert ishin të mbyllura. Por salla e mbledhjes u bë gati përmes shpërthimit të derës.
