Ish-kryeministri Sali Berisha sot, në 25 vjetorin e Masakrës së Serbrenicës i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të arrestojë dhe të nxjerrë përpara gjyqit frymëzuesin kryesor të saj, presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
“Thirrja ime për komunitetin ndërkombetar të arrestojë dhe vendos para gjyqit njerin nga frymezuesit kryesor te kësaj masakre, Gebelsin e regjimit barbar te Millosheviçit, famziun e motos “për një serb të vrarë të vriten 100 muslimane boshnjak, presidentin aktual serbomadh të Serbise Aleksander Vuçiç”, shkruan Berisha.
“Ata ekzekutuan me të gjitha llojet e armëve 8377 fëmije, gra, te moshuare civil boshnjak në kampet e tyre te mbrojtura nga OKB ne Srebenice”, vijon më tej Berisha.
