Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha thirrje të rinjve: Ndaj kryeministrit do të ketë vetëm protesta dhe mosbindje civile

19:51 / February 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
SALI BERISHA
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish kryeministri, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike të cilëve u ka bërë thirrje që të marrin pjesë në protesta dhe revolta deri në bllokimin e rrugëve dhe mosbindje civile me qëllim rrëzimin e qeverisë.

“Ju jeni tmerri i këtij regjimi ndaj ai bën çdo gjë që ju të largoheni nga Shqipëria. Le të fillojmë revolucionin tonë me moton ‘T’i dalim zot Shqipërisë’. Sytë, mendja, zemra e shqiptarëve që e duan këtë vend, që u larguan shpresëvrarë nga ky vend, janë sot tek ju.

Qindra e mijëra moshatarë tuaj përballen me dhimbje dhe sakrifica por ka një shpëtim, që është largimi i Edi Ramës nga pushteti. Edi Rama e ka bërë Shqipërinë dhe të huaj për ju, le t’ja bëjmë atij Shqipërinë dhe të huaj për të. Le të përballemi ne me këtë organizatë kriminale, ju garantoj se aq sa duken të fortë, aq janë kalbësirë.

Le t’ja bllokojmë rrugët dhe t’i themi se rrugët janë tonat dhe jo të tuat o hajdut që përzë vëllezërit tanë nga Shqipëria. Le t’j bllokojmë ne bashkinë Erion Veliajt që rri gjithë ditën në TV dhe vjedh taksat e qytetarëve. Mburret me vjedhjet e tij dhe ka pafytyrësinë të mburret me inaugurime pasi vjedh shtatëfishin e fondit të përdorur për ndërtim. Ndëj këtyre ka vetëm protestë dhe mosbindje civile. Si mund të jetë kryeministria strofull e një hajduti? Ai nuk largohet nga pushteti por ne duhet ta largojmë. Revolucioni ynë nuk do ndalojë deri në fitoren e plotë. Ju përgëzoj, jeni të parët që e filluar revolucionin, e filluar me guxim por le t’i themi Ramës që nuk ke parë gjë akoma”-tha Berisha.

Berisha Rama tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama foli për 888 mijë votuesit socialistë e përtej

16:35 / July 31, 2026

Senati amerikan hap rrugën për votimin e Eric Wendt si ambasador në Shqipëri, ish-ushtaraku zbardh prioritetet

16:20 / July 31, 2026

Vapa ekstreme godet Evropën, 41 gradë, mungesë uji, rrezik zjarresh dhe alarm për energjinë

15:51 / July 31, 2026

Zbardhet propozimi i PD për reformën territoriale me 100 bashki, ja si ndryshon harta e Shqipërisë. Tirana ndahet në 5 pjesë të reja. Kush janë 39 njësite që shtohen?

15:30 / July 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.