Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Berisha tregoi se ka mbetur ai i ‘97”/ Zbardhen kritikat e Grida Dumës ndaj Bashës: Të bëjmë opozitë e politikë, jo guerilje për të mbrojtur godinën

13:39 / January 11, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
grida
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma në fjalën e saj para Kryesisë një ditë më parë tha se me atë që Sali Berisha bëri në 8 janar u tregoi shqiptarëve se ka mbetur po ai i 1997.

grida duma kryesiaSipas Dumës, Berisha u la të forcohej, dhe u forcua sepse nuk veproi Partia Demokratike. Në fjalën e saj, ajo nuk la pa kritikuar sa Lulzim Bëshën, duke argumentuar se nuk mund të bëhet beteja për godinën si lufte guerilje.

“Duhet të bëjmë opozitë e politikë, jo guerrilie për të mbrojt godinën. Siç e patë nuk hyri njeri brenda të nesërmen kur e kishin të shkatërruar të thyer, as guxuan të hyjnë e të merrnin zyrën kur vinin e bënin shoë tek shkallët disa herë”, ka deklaruar mes të tjerave Grida Duma.

Po ashtu Duma shprehet se “pas asaj që ndodhi duhet të shkojmë në terren para demokratëve me urgjencë dhe me një ofertë të re. Duhen ndryshime të tjera në parti”.

Fjala e Grida Dumëes

Kryetar,

Marrja e vendimeve në kohë është më e rëndësishme se vetë vendimi. Ne marrim vendime me vonesë.

Pas 9 shtatorit, kur u mor vendimi mbi non gratën, çdo ditë ju kam thënë e kërkuar të qartësosh njerëzit e demokratët për si dhe pse u mor ky vendim. Nuk do ishim këtu sot nëse do kishim qartësuar njerëzit për 4 muaj dhe do i kishim marrë këto vendime më parë.

Berisha u la të forcohej, dhe u forcua sepse nuk vepruam. Por fatmirësisht dhe për shkak të Zotit, e jo të veprimeve tona, ai në datën 8 janar pas dhunës vandale dhe terrorit, që mund të kishte sakrifikuar jetë njerëzish, gaboi vetë dhe i tregoi shqiptarëve që kishte mbetur ai i ‘97, pa asnjë reflektim.

Sot mendoj që gjërat duhen thënë hapur. Po, ne jemi kompleksuar!!. Kompleks kudo, veprojmë vonë, marrim vendime vonë, jemi të vonuar të flasim troc me njerëzit, e lëmë kundërshtarin të ecë një hap përpara.

Sa i përket godinës, nuk mundemi ne ta bëjmë betejën për godinën si lufte guerrilie. Asnjë kompleks nuk mund të kesh të kërkosh policinë të veprojë. Si mundet në të pretendojmë që do mbrohet godina e partisë me hekura blinda dhe hunj dhe të kompleksohemi që të veprojnë institucionet. Po duhet të veprojë policia dhe sepse ndërhyri policia u evitua gjakderdhje, tí themi gjërat sic janë. Për pak minuta mund të kishte gjak, dhe gjakun po presin disa dhe ne e dimë mirë.

Por institucioni mbrohet me institucion dhe jo trupa njerëzish që bëhen therror. Unë nuk mbroj dot hekurat e blindimit, dhe nëse është cështja për një zyrë të vogël që përdor aty poshtë, cdo democrat të vijë ta ;përdorë si të vetën përditë.

Godina e PD duhet të ç’mitizohet. Le të hapet godina dhe për simbolikë të mbrohet zyra juaj, si institucioni i kryetarit. Duhet të bëjmë opozitë e politikë, jo guerrilie për të mbrojt godinën. Siç e patë nuk hyri njeri brenda të nesërmen kur e kishin të shkatërruar të thyer, as guxuan të hyjnë e të merrnin zyrën kur vinin e bënin shoë tek shkallët disa herë.

S’mund të na mbajë peng me këto komplekse askush!

Pas asaj që ndodhi duhet të shkojmë në terren para demokratëve me urgjencë dhe me nje ofertë të re. Duhen ndryshime të tjera në parti. Nëse është e nevojshme duhen ripozicionuar njerëzit, e kush ka bërë betejë të jetë në krye të punëve dhe të ndjekim vetëm meritën e njerëzve jo më thjeshtë procedurat. Partia s’mund të jetë më me gjuhë monokolor, duhet ti flasë , të zhgënjyerve, duhet të bëjë kritike reale me veten dhe ti japë vendin më të sakrifikuarve e ti njohë meritën atyre që i duhen partisë. Thënë kjo na duhet një ofertë e re e madhe dhe me të gjitha ngjyrat pa asnjë kompleks.

Ngritja do fillojë nga këtu, njerëzit nuk kanë cfarë na japin më na i kanë dhënë të gjitha, jemi ne që duhet të ofrojmë .

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Jam Balla”/ E njëjta skemë mashtrimi, ‘viktima’ të ndryshme. Rastet kur biznesmenëve në Shqipëri u janë zhvatur mijëra euro përmes ‘hiles’

15:45 / September 28, 2026

Veliaj shpërblen zjarrfikësit pas betejës me flakët! Vendimi pritet të miratohet në Këshillin Bashkiak

15:41 / September 28, 2026

Ethet e Nilit në Maqedoninë e Veriut, shkon në dhjetë numri i viktimave

15:38 / September 28, 2026

“A doni të blini armë nga SHBA?”/ Trump ia bëri pyetjen Xi Jinping, Departamenti i Shtetit jep sqarimin

15:34 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.