Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar gjatë një interviste televizive situatën politike në vend dhe mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore në 6 mars.
Berisha deklaroi se logoja e vërtetë e PD është Shtëpia e Lirisë, teksa shton se nuk do krijojë asnjë parti të re.
“Shohim mundësi fitoreje në të gjitha bashkitë. Ky është një revolucion paqësor për rrëzimin e qeverisë. Do të rikthejmë lirinë në PD dhe në shoqërinë shqiptare.
Logoja e vërtetë e PD-së është Shtëpia e Lirisë. Ne garojmë për fitore, kemi premisa më të mëdha për të fituar këto zgjedhje. Duke u krahasuar me kundërshtarët, kemi mundësi për të fituar të gjitha bashkitë.
Ne jemi PD, opozita e vërtetë shqiptare dhe nuk do krijojmë një parti të re. Logoja e PD është rrëmbyer nga Edi Rama, por kjo do jetë një përpjekje e pasuksesshme,” tha Berisha.
