Nga Elbasani ku nisi sot fushatën për kreun e PD-së, Sali Berisha zbuloi bisedën me ish-kreun e PD-së Lulzim Basha, ku i kërkohej përjashtimi i tij nga PD.
“Miqtë e mi! Unë e kuptoj se shumë debate ka pasur mbi qëndrimin e Sali Berishës dhe jam i bindur se jo të gjithë e kanë pasur të qartë se ky qëndrim në mënyrë absolute kishte në themel si energji dashurinë për këtë vend dhe për këtë komb dhe kjo ishte forca ime. E ka shpjeguar në keqinterpretim Lulzim Basha njëherë këtë gjë. Në një bisedë me të më tha se po qe se nuk e përjashton Sali Berishën, fëmijët e tij do kenë këto dhe ato pasoja. Pastaj më tha nëse nuk e përjashton, PD do ketë këto-këto pasoja. Pastaj i them unë, po edhe Shqipëria do ketë. Po i them unë që të gjitha këto le të bëhen sepse fëmijët e mi, PD, kombi im dhe vendi im më të keqen kanë turpërimin, kanë përçmimin, kanë nënshtrimin dhe atë unë s’mund ta pranoj kurrë”, tha Berisha.
