Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Berlusconi flet për lidhjen me partneren 53 vite më të re

14:03 / February 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berlusconi foto instagram
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Marrëdhënia e dashurisë, vlerësimit dhe respektit që e lidh me Marta Fascina është aq e thellë dhe solide sa nuk ka nevojë ta zyrtarizojë me martesë. Është fjala për Silvio Berlusconin, i cili ka hedhur poshtë zërat e mediave italiane për një martesë me partneren e tij.

“Por pikërisht për shkak se është një lidhje kaq e thellë dhe e rëndësishme, së bashku me Martën po planifikojmë që në të ardhmen e afërt ta festojmë ashtu siç e meriton, me një takim që do të përfshijë fëmijët dhe miqtë e mi të dashur për mua”, ka thënë Berludconi.

Kreu i Forza Italia po shijon prej dy vitesh historinë e tij të dashurisë me Marta Fascina, deputeten 32-vjeçare të partisë që ai drejton.

Marrëdhënia e tyre mbetet e qëndrueshme: ata u fotografuan të shtunën duke shkëmbyer një puthje pasionante në Brianteo, stadiumin e Monzas, ekipin e ri të futbollit në pronësi të ish-kryeministrit dhe të dielën pasdite në shëtitje përgjatë liqenit, në Leço.

Kush është Marta Fascina?

Marrëdhënia mes Fascinës dhe Berlusconit ka nisur herët. Në fakt, para se të zgjidhej deputete në 2018 ajo ka punuar në zyrën e shtypit të skuadrës së Milanos.

Ka qenë në fakt Adriano Galliani ai që do ta prezantonte vajzën e re me Berlusconin. Më pas, rreth dy vjet më parë, ata e kaluar karantinën së bashku në Francë ku duket se lulëzoi dhe dashuria.

Një koment për martesën e mundshme të Berlusconit e ka bërë dhe ish-gruaja e tij, Francesca Pascale: “Si zakonisht, shtypi na tregon se dashuria nuk ka moshë. Është pothuajse nëntëdhjetë vjeç, por ende beson në dashuri. Nuk kam asnjë inat.

Jam e lumtur që presidenti ka një gjendje sentimentale që e çon në qetësi, e dua akoma, ai ishte personi më i rëndësishëm në një fazë të vështirë të jetës sime. Nëse më ftojnë, do të shkoj në dasmë dhe do të pi duhan, për mosbindje civile”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.