Besa Kokdhima ka postuar së fundmi disa foto nga koha kur ka qenë fëmijë. Sigurisht bardh e zi, siç i kemi pothuajse të gjithë fotot e fëmijërisë. Këngëtarja duket e inatosur në njërën prej tyre, këtë e shkruan edhe vetë me përshkrimin “Angry: Mini me”.
Ndërkohë fotot e tjera janë me prindërit e saj, ku është më e vogël në moshë dhe shumë më e qeshur. Bashkangjitur me foto me prindërit shkruan: “Mami, babi, ju dua të çmuarit e mi”.