Ministrja e Arsimit, Besa Shahini po e kalon fundjavën jashtë Tirane. Së fundmi në rrjetet sociale ajo ka publikuar një foto nga burrin saj Ardan Molliqaj, ku shfaqen në Kanionet e Holtës në Gramsh. Të veshur sportivë, ata po kalojnë fundjavën mes kësaj bukurie natyre, ku nuk mungojnë edhe buzëqeshjet.
Por lidhur me këtë foto ka reaguar edhe ish-zëvendësministrja e Financave, Adriana Berberi, e cila shprehet se arsimi nuk mund të drejtohet me “kinezërira” në Facebook. Ish-zyrtarja e PS-së i thekson ministres Shahini se nuk duhet të tallet me tolerancën qytetarëve, pasi një ditë kjo do t’i kthehet mbrapsht në mënyrë të dhimbshme.
“Nuk drejtohet arsimi me ” kinezërira ” fb. Sikur të gjithë të prisnin daljen e fotos, nuk do mund të ishte e vërtetê. Mos u tallni me tolerancën qytetare se do tju kthehet mbrapsh dhimbshëm. PA KOMENT”, shkruan Berberi.
Postimi i Adriana Berberit
Ky reagim vjen, pasi ministrija Besa Shahini ditët e fundit nëpërmjet video-mesazheve ka sqaruar mënyrën se si do të kryhet mësimi në shkolla. Shahini dha edhe lajmin se procesi mësimor do të fillojë më 14 shtator dhe se në shkolla mësimi do të kryer me turne. Deri më tani ministria e Arsimit ka tre skenarë për fillimin e procesit mësimor.

