Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Besnik Mustafaj: Lëvizja e Berishës i bën mirë PD-së

11:30 / December 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Besnik Mustafaj publicist
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj e sheh pozitive nismën e ish-Kryeministrit Sali Berisha për të rithemeluar partinë. Në një intervistë për Klan News, Mustafaj thotë se kjo lëvizje po nxjerr Partinë Demokratike nga depresioni.

“Unë mendoj se nisma e Berishës po i bën shumë mirë Partisë Demokratike, po e nxjerr nga depresioni, po aktivizon masën e demokratëve, po i bën ata të vetëdijshëm dhe po u jep besim se mund ta bëjnë opozitën”.

Mes Kuvendit të thirrur nga Lulzim Basha dhe referendumit, Mustafaj zgjedh këtë të fundit, për të votuar shkarkimin e kryetarit të partisë.

“Unë jam në mbështetje të kësaj lëvizje dhe nesër do shkoj në referendum të votoj. Unë e kam prapa karrierën politike, por jam demokrat dhe e kam jetën të lidhur me këtë parti. E shoh me shqetësim se Basha po sillet në mënyrë anormale, po bën gjithçka për ta paraqitur veten si viktimë, po bën provokim sistematik. Rezultati do të jetë i dëmshëm për Bashën”.

Së fundmi, ish-deputeti ka publikuar një roman “366 rrëfenja për të ndjellë gjumin”, ndërsa për gazetaren Iva Kalemi ka shpjeguar mesazhin që përcjell kjo vepër.

“Një pushteti që ngjall frikë, një pushteti që abuzon, i intereson shumë një populli të përgjumur, një populli të pavetëdijshëm. Janë përzier të gjitha ato reflekset, fantazmagoritë, si mund të thuhet në mënyrë figurative, e një njeriu të mbyllur ndaj dhe ju e krahasoni pak a shumë me ‘Fermën e Kafshëve’ sepse ka edhe personazhe kafshë edhe personazhe njerëz që bashkëjetojnë në mënyrë të natyrshme”.

Ky libër i vendos personazhet të skenës shqiptare në simbolika që i përngjajnë veprës “Ferma e Kafshëve” të George Orwell.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Gogu takon ministrin italian Nordio në Romë: Në fokus forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në drejtësi 

19:38 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.