Ish-ministri Besnik Mustafaj, ka komentuar raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për zgjedhjet e 25 prillit.
Mustafaj tha se vlerësimi global ishte pozitiv për procesin e zgjedhjeve.
“Ky raport konfirmon shumicën e kritikave që ka bërë Partia Demokratike. Pra konfirmon që nuk ka shpikur problematika, por përmasat ndryshojnë”, u shpreh Mustafaj.
Biseda u fokusua gjithashtu tek zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike.
Sipas analistit Basha duhet të rishpikë veten, sepse nëse do të vijë me të njëjtin ritëm atëherë nuk do të ketë asnjë ndryshim, duke shtuar se Partia Demokratike duhet të lërë gjurmë.
“Nëse Basha gjatë fushatës elektorale nuk bëri asnjë vështrim kritik mbi mandatin e tij…Ai nuk e bëri për vete dhe nuk mund ta bëjë as për të tjerët, pra nuk duhet të kërkojë përgjegjësi tek anëtarët. Por besoj që kryetari i partisë në momentin që shkon në mënyrë legjitime në atë vend , zgjedh edhe ekipin me të cilin do të drejtojë dhe nuk ka pse t’i ndërhyhet në përzgjedhjet e tij.
Unë shpresoj ende që Basha do të mundë të rishpikë veten, sepse nëse ne do të shohin të njëjtën Bashë atëherë nuk do të ketë asnjë ndryshim. Arti i politikës nuk vjen nga jashtë, duhet ta ketë. Ai ka ende kohë që të rishfaqet ndryshe dhe ta çojë PD në fitore”, u shpreh ai për Abc News.