Presidenti i SHBA-së, Joe Biden është zotuar se mbështetja amerikane për Ukrainën do vazhdojë, pas lajmit se qeveria e SHBA do të mbijetojë për të pakten edhe 45 ditë, dhe ndihma për Kievin do të ngrijë.
Një zyrtar i lartë ushtarak i Shtëpisë së Bardhë tha se këto masa nuk përfshijnë paketën 6 mld dollarë në ndihmë ushtarake për Kievin. Vetë republikanët kundërshtojnë ndihmën e radhës ushtarake për Ukrainën, me një pjesë të madhe që janë kundër qasjes e presidentit Biden për luftën.
Të dielën Biden tha se Ukraina do vazhdojë të mbështetet tek Amerika. “Ne nuk mundemi, në asnjë rrethanë, të lejojmë që ndihma e Amerikës në Ukrainë të ndërpritet”, tha Biden. “E siguroj Ukrainën që ne do shkojmë atje. Dua të siguroj edhe aleatët tanë, se mund të mbështeten tek ne. Ne nuk do tj’u braktisim”, shtoi presidenti.
Amerika e ka furnizuar tashmë Ukrainën me 46 miliardë dollarë ndihma ushtarake, që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkurt 2022. Presidenti Biden ka kërkuar edhe 24 miliardë dollarë të tjerë.
