Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Besohet se janë groposur në një fshat”, Klodiana Lala “zbërthen” zhdukjen e dy 46-vjeçarëve në Sarandë

22:17 / April 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Klodiana Lala 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarja Klodiana Lala ka thënë se beson se dy 46-vjeçarët e zhdukur në Sarandë, janë vrarë dhe groposur në një fshat. Sipas Lalës, policia po vijon hetimet për gjetjen e trupave të dy personave të zhdukur në fshatin Vrinë, pasi besohet se ata mund të jenë groposur nga vrasësit e tyre në atë zonë. Komentet Lala i bëri teksa ishte e ftuar në emisionin “Open”, ku zbuloi detaje të reja nga zhdukja e befasishme e tyre.

Lala tha se dy të zhdukurit kanë qenë në konflikt për një çështje pronësie dhe lëndë narkotike me grupe të tjera kriminale. Ajo shtoi se personi i njohur me nofkën “Koçolja” nuk ka marrë drogën e premtuar nga grupi dhe i ka kërcënuar ata se do tregojë në polici dhe kjo sipas saj mund të ketë sjellë rrëmbimin dhe eliminimin e tyre.

“Policia vijon kërkimet për trupat e dy personave të zhdukur në fshatin Vrinë, ku besohet se ata mund të jenë groposur. Dy personat janë zhdukur në 6 prill dhe për 4 ditë familjarët nuk i kanë denoncuar pasi nuk ishte hera e parë që janë larguar. Policia ka sekuestruar deri tani 8 automjete, ku njëri është konfirmuar që është përdorur për rrëmbimin e tyre.

Sulovari ka pasur armë me vete kur është takuar me mikun e tij për të sqaruar debatet me një grup kriminal për shitblerjen e një toke. Një kamerë ka kapur momentet e fundit para zhdukjes të Koçoles ku ai duket i qetë në një makinë. Besohet se janë dërguar në një fshat në kufirin Shqipëri-Greqi, dhe aty janë groposur.

Asnjë pistë nuk përjashtohet për 2 personat. Autorët e dyshuar mendohet se janë dy anëtarë grupi nga Saranda dhe të tjerët janë nga veriu i vendit. Konflikti ka nisur për pronën. Është zbuluar se kur Koçolja nuk ka marrë drogën e premtuar nga grupi ai i ka kërcënuar ata se do tregojë në polici, gjë që dyshohet se mund të ketë sjellë rrëmbimin. Ka të paktën 3 persona të skeduar në pamjet filmike. Fakti që ka disa të dyshuar, ka qeliza telefonike, mjeti ku janë rrëmbyer është vjedhur në Tiranë. Dyshohet se është një grup i organizuar kriminal”, tha Lala.

klodiana lala sarande Zhdukja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident me vdekje në Fushë Krujë

11:02 / September 2, 2026

Operacion antidrogë në Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

09:48 / September 1, 2026

Makina përfundon në kanal pranë Spitalit Memorial të Fierit, plagosen 3 persona, drejtuesi në gjendje më të rëndë

18:41 / August 31, 2026

37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, motra mes lotësh: Dua drejtësi

16:39 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.