Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Beteja e UÇK në Hagë/ Milaim Zeka: Do të ketë 100 të arrestuar, prangosje edhe në Tiranë e Shkup

22:48 / November 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Milaim Zek 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Milaim Zeka nuk është i befasuar nga zhvillimet e fundit në Kosovë, ku ish-liderët e UÇK po përballen me drejtësinë ndërkombëtare për krime lufte. Zeka tha për “Quo Vadis” se numri i të arrestuarve për këtë çështje do të shkojë deri në 100.

“Personalisht për mua nuk është ndonjë befasi, pasi që nga nëntori i vitit 2013, po pastaj më 5 gusht të 2016 kam qenë i pari gazetar që kam publikuar listën e pesonave të mundshëm, të cilët do të jenë subjekte të gjykatës speciale. Të gjitha këto arrestime që kanë ndodhur, personalisht për mua, por edhe për njohës të rrethanave dhe për ata të cilët e kanë ditur formimin e Gjykatës Speciale, nuk janë befasi. Natyrisht që është një tronditje e jashtëzakonshme e skenës në Kosovë. Lista nuk është edhe shumë e gjatë, janë 21 persona, por arrestimet do të arrijnë deri në 100”, u shpreh Zeka.

Analisti paralajmëroi se vala e arrestimeve mund të vijë edhe në Tiranë e Shkup, ndërsa renditi dy arsye si argumente për këtë.

“Është krejtësisht e arsyeshme për dy arsye, e para sepse në Shqipëri janë deri në 500 veteranë të luftës, të cilët në bazë të dokumentacionit që kanë paraqitur kanë deklaruar se kanë qenë pjesëtarë të UÇK, këta njerëz marrin paga nga qeveria e Kosovës, dhe natyrisht edhe ish gjenerali i Kukësit, Kudusi Lame ka deklaruar vetë se kanë ushtari i UÇK, e para kjo. E dyta, sigurisht që dikush duhet të jape përgjegjësi sesi u vra Ministri i Mbrojtjes Ahmet Krasniqi, në mes të Tiranës, për këtë sigurisht që kanë patur dijeni autoritetet shtetërore të asaj kohe. Kemi një klasë politike të përçarë edhe në Kosovë, edhe në Tiranë, edhe në Maqedoni. Mos harroni se priten arrestime edhe në shtetin maqedonas”, tha Zeka.

Milaim Zeka u shpreh se procesi gjyqësor ndaj Thacit dhe të tjerëve do të zgjasë minimumi 3-4 vite.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026

Shqipëria, gati për ‘finalen’ e fundit/ Dy ndryshime të detyruara në formacion, Shehu e Hoxha titullarë

18:30 / November 15, 2026

Analiza e CNN: Trump rrezikon t’i kushtojë sërish humbje republikanëve në vitin 2028

17:34 / November 15, 2026

Sulmuan me armë kishën ortodokse në Jordani dhe vranë nëntë persona, dënohen me vdekje tre autorët

16:07 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.