Në Argjentinë, përplasjet publike vazhdojnë midis vajzave të Diego Armando Maradonës dhe avokatit të tij, Matias Morla. Këtë herë ishte radha e Gianinna që në Twitter sulmoi ashpër përfaqsuesin ligjor të D10S: “Ndërsa ne na detyrojnë të paguajmë borxhet, që i ke lënë babait tim, ti ke privilegjin të jetosh mirë dhe të udhëtosh. Ua, sa me fat je. Mos harroni kurrë se gjithçka kthehet përsëri.
Duhet vetëm të bësh një gjë, të kujdesesh për trashëgiminë e tij. Në vend të kësaj, u kujdesët vetëm për interesat tuaja. Ju zbrazët llogaritë e tij dhe pushuat së paguari gjithçka tre muaj para atij 25 nëntori të ndyrë. Keni menduar se gjërat do të jenë në rregull për ju, por më besoni, nuk do të jetë kështu. Koha është ilaçi i gjithçkaje dhe e vërteta del në shesh”.
Disa ditë më parë, avokati Morla kishte thënë në një intervistë: “Nëse Maradona do të ringjallej, nuk do t’i lejonte këto sulme ndaj personit tim. Kur vdiq tha se hajdutët ishin vajzat e tij. Vajzat nuk më kanë parë që kur iu bllokova kartat e kreditit në vitin 2014. Ato u zemëruan, sepse ishin mësuar të vidhnin babain e tyre”.