Sot në Presidencë u zhvillua ceremonia e betimit e anëtarës së Gjykatës Kushtetuese, znj. Holta Zaçaj.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimit përkatës të emërimit të saj nga Gjykata e Lartë, gjyqtarja Holta Zaçaj bëri betimin: “Gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnike Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.”
Presidenti Bajram Begaj i uroi suksese Zaçajt në detyrën e re.