Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Betohet kryebashkiaku Malaj: Bashkë do të ecim përpara, për Matin që të gjithë e duam!

12:39 / June 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 06 14 at 10.34.48 e1686739102565
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të mërkurë, në qytetin e Burrelit u organizua ceremonia e betimit të kryetarit të bashkisë Mat, Agron Malaj, fitues në zgjedhjet lokale të 14 Majit, kjo për një mandat të dytë. Në fillim Këshilli në mbledhjen e parë zgjodhi si kryetar Altin Bojnin, ekonomist, ish-drejtor i Postës dhe aktualisht drejtor i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Mat.

Kryetari i sapozgjedhur i këshillit bashkiak, pasi lexoi formulën e betimit ftoi kryebashkiakun që u rizgjodh në këtë detyrë, Agron Malaj, të betohet dhe të mbajë fjalën e rastit.

“Sot për mua është një ditë e vecantë, pasi votohem për të dytën herë nga zgjedhësit matjanë. Ndaj u jam mirënjohës të gjithë qytetarëve që më besuan vazhdimin e punëve dhe projekteve të nisura dhe realizimin e investimeve të reja. Bashkë me Këshillin e ri të Bashkisë, me administratën, me grupet e interest, me qytetarët do të çojmë më tej zhvillimin e Matit dhe do të rrisim standardin e jetesës. Bashkë do të ecim përpara, për Matin që të gjithë e duam”,-u shpreh Malaj gjatë fjalës së tij.

Në zgjedhjet e 14 majit 2023, Agron Malaj fitoi 8736 vota, 65.92%, ndërsa rivali në garë 4517 vota, 34.08%. Malaj fitoi në këto zgjedhje 4219 vota më shumë se kandidati i koalicionit “BF”. Po ashtu në këshillin bashkiak të Matit Partia Socialiste fitoi 9 mandate nga 21, duke qenë forca kryesore në këtë këshill.

WhatsApp Image 2023 06 14 at 10.34.48
WhatsApp Image 2023 06 14 at 10.34.49 1
WhatsApp Image 2023 06 14 at 10.34.49
WhatsApp Image 2023 06 14 at 10.34.50

Agron Malaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.