Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Biden bisedon me udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë rreth situatës në Rusi

20:56 / June 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
biden 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden foli me udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë të shtunën, ndërsa kolona e mercenarëve rusë po udhëton me shpejtësi drejt Moskës pasi mori kontrollin e një qyteti jugor gjatë natës, tha Shtëpia e Bardhë.

“Udhëheqësit diskutuan situatën në Rusi. Ata pohuan gjithashtu mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën”, thuhej në deklaratë.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Biden u informua për situatën në Rusi nga ekipi i tij i sigurisë kombëtare të shtunën në mëngjes dhe se presidenti do të vazhdojë të informohet gjatë gjithë ditës.

Një zëdhënës i Kancelarit gjerman Olaf Scholz tha se gjatë bisedës, katër udhëheqësit kishin riafirmuar angazhimin e tyre për të vazhduar mbështetjen ndaj Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Të njëjtin angazhim për Ukrainën përcolli edhe zyra e Kryeministrit britanik Rishi Sunak, duke shtuar se udhëheqësit “kanë rënë dakord të qëndrojnë në kontakt të ngushtë në ditët në vijim”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, bisedoi gjithashtu me homologët e vendeve të G7.

Zelenskyy i bën thirrje Putinit të tërheqë trupat ruse nga Ukraina

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të shtunën se revolta e trupave mercenare të grupit Wagner në Rusi ekspozoi kaosin e plotë në vend.

“Sot bota mund të shohë se zotërit e Rusisë nuk kontrollojnë dot asgjë. Asgjë. Plotësisht kaos”, tha Presdenti Zelenskiy në fjalimin e tij.

Zoti Zelenskiy tha se ukrainasit nuk do të heshtin, nuk do të qëndrojnë duarkryq dhe se “siguria e krahut lindor të Evropës varet rreptësisht nga mbrojtja jonë”, siç u shpreh ai.

Presidenti Zelenskiy iu drejtuar në gjuhën ruse Presidentit Vladimir Putin duke thënë se: “Sa më gjatë të qëndrojnë trupat tuaja në tokën ukrainase, aq më i madh do të jetë shkatërrimi që do t’i shkaktohet Rusisë”./ Voa

biden Francës Gjermanisë rusi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.