Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Biden: Dezinformimi në rrjetet sociale, “po vret njerëzit”

10:12 / July 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
president joe biden george floyd 01 gty llr 210522 1621703880886 hpMain 16x9 1600 1068x601 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë të premten se rrjetet sociale si Facebook, janë duke “vrarë njerëzit”. Ai i ka bërë këto komente pasi Shtëpia e Bardhë, ka vazhduar të kritikojë këtë kompani, që po lejon postimin e dezinformatave rreth vaksinave për koronavirus.

“Janë duke vrarë njerëzit. Shikoni, pandemia e vetme që kemi është në mesin e të pavaksinuarve”, u ka thënë Biden gazetarëve kur është pyetur rreth dezinformimit dhe cila është përgjigjja e tij ndaj rrjeteve sociale, siç është Facebook.

Zëdhënësja për media e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka kritikuar po ashtu të premten këtë kompani.

“Qartazi ka hapa që janë marrë. Ato janë kompani të sektorit privat. Ka hapa shtesë që duhet të marrin. Është e qartë se ka ende për t’u bërë”, ka thënë ajo nga Shtëpia e Bardhë.

Sipas zyrtarëve amerikanë, rritja e re e numrit të të infektuarve dhe të vdekurve me koronavirus në Shtetet e Bashkuara, është duke prekur personat e pavaksinuar.

“Ekziston mesazh i qartë, është duke u bërë një pandemi e të pavaksinuarve”, ka thënë drejtorja e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Rochelle Qalensky, para gazetarëve.

Shumë persona janë duke refuzuar vaksinimin, pavarësisht procedurave të lehta në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se nuk iu besojnë vaksinave. Skepticizmi është duke u rritur edhe nga postimet e rreme kundër vaksinës nëpër rrjetet sociale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, PDK bojkoton: Kushtetuta nuk është pazar politik

11:08 / September 13, 2026

Dokumentari për Gazën “NAZA” mahnit Venedikun dhe thyen rekordin e duartrokitjeve në këmbë

17:39 / September 11, 2026

Dy javë pas vdekjes së mbretit Harald V të Norvegjisë, ndërron jetë dhe motra e tij, princesha Astrid

17:18 / September 11, 2026

Zelensky konfirmon takimin me Trump në fund të shtatorit: Pas mbledhjes në Nju Jork mund të jem më i hapur për negociatat

12:07 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.