Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Biden takon kryediplomatin kinez, Shtëpia e Bardhë: SHBA-të dhe Kina duhet të bashkëpunojnë për zgjedhjen e sfidave globale

22:13 / October 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
china
Chinese Foreign Minister Wang Yi looks on, during his meeting with U.S. Secretary of State Antony Blinken (not pictured), at the State Department in Washington, U.S., October 27, 2023. REUTERS/Elizabeth Frantz
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Joe Biden u takua të premten me kryediplomatin kinez Wang Yi, një zhvillim që besohet se i paraprin një takimi të mundshëm me Presidentin kinez Xi Jinping, muajin e ardhshëm.

Ky zhvillim vjen pas një sërë bisedimesh të nivelit të lartë mes dy vendeve, në përpjekje për gjetjen e mundësive për normalizimin e marrëdhënieve të tensionuara të tyre, e mes agresionit rus në Ukrainë e tensionesh në Lindjen e Mesme.

Shtëpia e Bardhë tha se zoti Biden “nënvizoi se Shtetet e Bashkuara dhe Kina duhet të mbajnë të hapura linjat e komunikimit” dhe se dy vendet “duhet të bashkëpunojnë në zgjidhjen e sfidave globale”.

Zoti Wang, po qëndron në Uashington në një vizitë tre ditore, ku ka patur takime me zyrtarë të lartë amerikanë. Këtë të premte, ai u takua, për herë të dytë brenda 24 orëve, me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Të enjten, pas takimit të parë mes tyre, Departamenti i Shtetit tha se zyrtarët biseduan mbi “çështje që ndajnë dy vendet” dhe mbi “mundësitë e bashkëpunimit”, ndërsa zoti Blinken “konfirmoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbrojnë interesat dhe vlerat e aleatëve dhe partnerëve të Shteteve të Bashkuara”.

Shtetet e Bashkuara janë zhgënjyer nga Kina për shkak të mbështetjes ndaj Rusisë në agresionin kundër Ukainës dhe heshtjes relative mbi luftën mes Izraelit dhe grupit militant të Hamasit.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller tha se Kina duhet të përdorë fuqinë e saj ndikuese për të bërë thirrje për qetësi në Lindjen e Mesme. “Ne e dimë se Kina ka marrëdhënie me një sërë vendesh në rajon dhe do ta nxisnim që të përdorte këto marrëdhënie, këto linja komunikimi, për të nxitur stabilitet dhe qetësi”, tha zoti Miller.

Zyrtarët amerikanë besojnë se Kina ka kontakte të konsiderueshme me Iranin, i cili është një mbështetës i fortë i grupit militant të Hamasit.

bashkepunim biden Wang Yi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më e frikshme nuk bëhet! Një dorë e prerë, Heidi Klum nuk njihet me kostumin e Halloween

17:57 / November 1, 2026

“Romeo dhe Zhulieta” mbush 30 vjet, filmi që bëri adoleshentët të dashuroheshin pas Shekspirit

17:41 / November 1, 2026

Trump mbështet Flavio Bolsonaron: Mund të qëndrojë në SHBA sa të dëshirojë

16:19 / November 1, 2026

Zgjedhjet parlamentare në Serbi, përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

11:18 / November 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.