Dhe pse Uashingtoni u përfshi një ditë më parë në protesta të dhunshme, ku mbështetësit e Trump sulmuan Capitol Hill vjen dhe reagimi i parë i presidentit në detyrë Donald Trump pas certifikimit të fitores së Joe Biden, si president i 46-të i SHBA-ve.
“Edhe pse jam totalisht kundër përfundimit të zgjedhjeve, dhe faktet e mbështesin këtë pretendim, pavarësisht kësaj do të ketë një transferim të rregullt të pushtetit, më 20 janar”, tha Trump përmes një deklarate.
“Gjithmonë, kam thënë se do të vazhdoj të luftoj për të siguruar që të gjitha votat ligjore të numërohen. E ndërsa kjo përfaqëson fundin e mandatit të parë më madhështor në historinë presidenciale, është vetëm fillimi i luftës sonë për ta bërë Amerikën sërish Madhështore”, tha Trump.
