Dy rrjetet më të mëdha sociale, Facebook dhe Instagram gjatë pasdites së kësaj të mërkure kanë rënë së funksionuari duke krijuar panik dhe vështirësi në logimin për miliona përdorues.
Përdoruesit e këtyre rrjeteve e kanë pasur të kenë akses në llogaritë e tyre, duke mos kryer dot asnjë veprim. Informacionet paraprake bëjnë me dije se ky është një problem që është shfaqur më shumë në zonën e Europës duke përfshirë edhe përdoruesit e rrjeteve sociale në Shqipëri.
Ndërkohë nuk ka asnjë reagim zyrtar në lidhje me këtë problem që ka ndodhur me përdorimin e rrjeteve sociale.