Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Bie në dashuri me të dënuarin, oficerja e burgjeve bën miliona duke futur celularë në qeli

22:49 / July 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
burgje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një oficere e burgjeve në Derbyshire të Britanisë së Madhe, e cila ra në dashuri me një të burgosur, raportohet se ka bërë mijëra paund fitime duke kontrabanduar telefona të paligjshëm për të të dashurin e ri dhe gjithashtu e informonte se kur do të kontrolloheshin qelitë.

25-vjeçarja Emma Johnson ra në kurth pasi numri i saj i telefonit u gjet në celularin kontrabandë të një të burgosuri tjetër, që ishte mik me të dashurin e saj, Marcus Solomon. Sipas mediave angleze, në një shkëmbim mesazhesh ai pyeti se sa para po bënin me sipërmarrjen e tyre të paligjshme, përpara se ajo të përgjigjej: “Do bëjmë namin”.

Në një mesazh tjetër, ajo i kërkoi atij që të “merrte telefona dhe t’i shiste”. Dyshja u takuan kur Solomon, 28 vjeç, u burgos në HMP Sudbury, një burg i kategorisë D në Derbyshire.

Shefat e Johnson u shqetësuan përfundimisht se sa kohë po kalonte ajo me kriminelin dhe ai u transferua në një burg tjetër. Megjithatë, edhe pas kësaj, Johnson zhvilloi një marrëdhënie të ngushtë me një të burgosur të dytë.

Nga kontrolli në qelinë e këtij të burgosuri u zbulua një celular, i cili u sekuestrua dhe numri i Johnson u gjet në të.

“Ishte e qartë se kishte një komplot midis tyre dhe njerëzve të panjohur për të marrë telefona celularë që Solomon t’i shiste brenda. Paratë po futeshin në një llogari bankare që i përkiste Miss Johnson dhe kishte mesazhe në të cilat ajo fliste për blerjen dhe marrjen e tre iPhone 5 dhe dy iPhone 6s”, zbuloi gjyqtarja.

Në verën e vitit 2020, dyshja diskutuan se sa para po bënin dhe sa telefona dhe karikues ishin shitur.

“Ajo i tha atij: ‘Ne po e bëjmë namin’. Është e vështirë të imagjinohet një shkelje më thelbësore e detyrës”, tha zonja Temple-Mabe.

Johnson dhe Solomon të dy u deklaruan fajtorë për komplot për dërgimin e telefonave celularë në burg, ndërsa ajo gjithashtu pranoi një akuzë për pastrim parash.

Emma

Burg celulare oficerja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ish-kryeministri jep dorëheqjen edhe si deputet

17:56 / September 1, 2026

LDK vulos marrëveshjen me LVV-në, Kryesia miraton kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

17:21 / September 1, 2026

Administrata Trump planifikon miliona dollarë për mediat e djathta në Europë

16:20 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.