Një ngjarje tragjike ndodhi paraditen e sotme në rrugën “28 Nëntori” në Tiranë, ku një punëtor ka ndërruar jetë pasi ra nga lartësia.
Burime zyrtare bëjnë me dije se bëhet fjalë për një 46-vjeçar, i cili ndërroi jetë pasi ra nga pallati teksa ishte duke punuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
