Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Bien ndjeshëm aplikimet për azil nga shqiptarët në BE

13:06 / June 26, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
azilant scaled e1687773500585 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fluksi i aplikimeve për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian ka shënuar rënie të ndjeshme në katër muajt e parë të këtij viti, sipas statistikave që janë publikuar nga Eurostat.

Sipas Eurostat, në periudhën janar-prill u shënuan gjithsej 2510 kërkesa për azil nga shtetas shqiptarë, në një nga shtetet e Bashkimit Europian, me një rënie prej 18% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe më pak se gjysma e 2019-s, përpara se të fillonte frenimi për shkak të pandemisë dhe kufizimeve në lëvizje në 2020 dhe pjesën e parë të 2021-t.

Tendenca është e ndryshme nga viti i kaluar, kur u shënua një rigjallërim i dukshëm i kërkesave për azil, sidomos në Mbretërinë e Bashkuar, që ishte dhe një destinacion i ri.

Për vitin 2022, Sipas të dhënave të Eurostat, (që nga viti 2020 i raporton të dhënat për 27 vendet e Bashkimit Europian pa Mbretërinë e Bashkuar), në total kishte 13.2 mijë aplikime për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, niveli më i lartë që nga 2020-a. Në krahasim me një vit më parë, aplikimet për azil u rritën me 16%.

Ndërsa të dhënat e tjera, të publikuara nga Zyra e Statistikave të Emigracionit, Mbretëria e Bashkuar dhe të përpunuara nga “Monitor” tregojnë se numri i aplikimeve për azil gjithsej nga shtetasit shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar ishte 15,925, duke shënuar një nivel rekord për këtë vend.

Së bashku me Mbretërinë e Bashkuar, numri total i aplikimeve në Europë arriti në 30 mijë, niveli më i lartë që nga 2006-a.

Kryeson Franca
Edhe për 4 muajt e parë të këtij viti, Franca ka vijuar që të mbetet destinacioni i preferuar i azilantëve, me 940 kërkesa gjithsej, ose 37% të totalit. Franca tërheq azilantë për shkak të lehtësive sociale që ofron sidomos për familjet me fëmijë.

Gjermania mbetet e dyta, me 23% të totalit të aplikimeve, e ndjekur nga Italia (23%), Greqia (7.4%) dhe Belgjika (4.2%)

Kërkesat për azil në BE

Sipas Eurostat, në mars 2023, 85 975 aplikantë për azil për herë të parë (shtetas jo të BE-së) aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e BE-së. Krahasuar me marsin 2022 (74 310), shifra përfaqëson një rritje prej 16%. Kishte gjithashtu 6 945 aplikantë të përsëritur, rritje prej 4% krahasuar me mars 2022 (6 690).

Shumica e aplikantëve për azil për herë të parë ishin sirianë dhe afganë

Ashtu si në muajt e mëparshëm, në mars 2023, sirianët ishin grupi më i madh i njerëzve, që kërkonin azil (9 660 aplikantë për herë të parë). Ata u pasuan nga afganët (9 155), venezuelianët (6 415), kolumbianët (5 980) dhe turqit (5 615).

Pas agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, pati një rritje të konsiderueshme të azilkërkuesve ukrainas për herë të parë (nga 2 105 në shkurt 2022 në 12 190 në mars 2022), por shifrat janë ulur çdo muaj, në 1 160 në mars 2023. Kjo ka ndodhur sepse njerëzit, që ikin nga Ukraina, përfitojnë nga mbrojtja e përkohshme.

Në mars 2023, numri i aplikantëve për herë të parë për azil, me nënshtetësi ruse, u rendit i 8-ti në mesin e të gjitha shtetësive, me 2 480 aplikime.

Gjermania, Spanja, Franca dhe Italia përbëjnë 74% të azilkërkuesve për herë të parë

Në mars 2023, Gjermania (25 170), Spanja (15 570), Franca (11 870) dhe Italia (11 335) morën numrin më të madh të aplikantëve për azil për herë të parë, duke përbërë pothuajse tre të katërtat (74%) të të gjithë aplikantëve për herë të parë në BE.

Në total në BE, kishte 192 azilkërkues për herë të parë për një milion njerëz, në mars 2023.

Krahasuar me popullsinë e çdo vendi të BE-së (më 1 janar 2022), normat më të larta të aplikantëve të regjistruar për herë të parë në mars 2023, u regjistruan në Qipro (1 859 aplikantë për milion njerëz) dhe Kroaci (965). Në të kundërt, shkalla më e ulët, është vërejtur në Hungari (0).

2 620 të mitur të pashoqëruar që aplikojnë për azil

Në mars 2023, 2 620 të mitur të pashoqëruar aplikuan për azil për herë të parë në BE, kryesisht nga Afganistani (860) dhe Siria (565).

Vendet e BE-së, që morën numrin më të madh të kërkesave për azil nga të miturit e pashoqëruar në mars 2023, ishin Gjermania (990), Holanda (260), Italia (230), Spanja (225), Bullgaria (215), Austria (210) dhe Greqia (200)./Monitor/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kontrolle në burgun e Drenovës, i gjendet sërish telefon Laert Haxhiut

12:09 / July 22, 2026

Pas stuhisë, probleme me energjinë në disa qarqe; MIE: Akset të kalueshme, vijon puna për normalizimin e situatës, mbi 1000 punonjës në terren

11:40 / July 22, 2026

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, plagoset rëndë drejtuesi i një mjeti bujqësor

11:07 / July 22, 2026

Tragjedi gjatë natës në Himarë, elektricisti rrëzohet nga shtylla elektrike dhe humb jetën

11:01 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.