Korporata Elektroenergjitike po vijon të monitorojë nivelin e ujërave si dhe prurjet në kaskadën e lumit Drin.
Prurjet natyrore totale në kaskadë për momentin janë 2440 m3/s ose rreth 500 m3/s më të ulëta se sa mbrëmjen e djeshme, kur prurjet ishin 2900 m3/s, ndërsa shkarkimet janë sa 45% e prurjeve, konkretisht 400m3/s nga prodhimi i energjisë dhe 700m3/s nga shkarkimi i portës në HEC Vau i Dejës.
Sipas të dhënave të orës 08:00 niveli i liqenit të Fierzës llogaritet 288.42 m, I Komanit, 172.72 m dhe Vaut të Dejës 75.30 m.
“Prodhimi vijon te jetë me kapacitet të plotë në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës duke përmbushur totalisht kërkesën e OSHEE për furnizim me energji elektrike për konsumin vendas”, bën të ditur KESH.
