Në studion e “Ftesë në 5” në Top Channel, për Bieta Sulon ka qenë një e ftuar e veçantë: Vajza e Alban Dudushit, Joelle.
Pjesëmarrëse në një film me 8 episode, i quajtur “Katrori i pushtetit”, Joelle ka luajtur rolin e një adoleshenteje. Vajza e Dududshit, ka treguar se ka qenë më parë pjesëmarrëse në një film me metrazh të shkurtër, por pjesëmarrja në këtë realizim ka qenë emocionuese.
Ndërkohë, Bieta i ka bërë një prezantim shumë të veçantë thjeshtrës së saj:
“Vajza e dy prindërve që kanë studiuar për aktrim, Nigda Dako dhe Alban Dudushi.”
Pavarësisht se babai i Joelle është divorcuar me të ëmën, ajo ka pasur një lidhje të fortë me Bietën, bashkëshorten e dytë të Alban Dudushit.
