Në konferencën për të prezantuar punën e Ministrisë së Bujqësisë përgjatë 2022 dhe sfidat e 2023, ministrja Frida Krifca, tha se eksportet bujqësore janë rritur mbi gjysmë miliardi dollarë. Po ashtu ajo theksoi edhe se ka një rritje në vlerë prej 18.1% dhe 15,6 % në sasi. Ministrja tha se ka qenë një vit rezistence, por me një bilanc pozitiv falës punës së ministrisë për t’i ardhur në ndihmë këtij sektori sidomos pas vështirësive prej luftës në Ukrainë.
“Konkretisht kemi një rritje prej 18,1% në vlerë krahasuar me vitin 2021 ne kemi një rritje prej 15.6%nësasi krahasuar me vitin 2021. Kemipunua rnë vështirësi. Synojmë të arrijmë tregje ndërkombëtare të sofistikuara.
Nuk është e lehtë t’i çosh këto produkte në tregje, por ia kemi dalë që raportin import-eksport ta përmirësojmë nga 1/3 në1/2.85 në 2022.
Struktura e eksportove ka pësuar një përmirësim cilësor si dëshmi e vlerës së shtuar që ne e kemi synim. Rritja e eksporteve në vlerë ka si burim dhe çmimin e rritur të produktit të papërpunuar për ato produkte me cilësi dhe avantazhe konkurruese”.