Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Bilanci për muajin qershor, SPAK: Miliona euro pasuri të sekuestruara

10:50 / July 6, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spak 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar (SPAK) ka bërë publike bilancin e muajit qershor, teksa informon se ka deklaruar fajtor 29 persona. SPAK thotë edhe se janë 12 kallëzime penale, nga të cilat për 5 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve. Janë ekzekutuar 6 vendime penale të formës së prerë si dhe janë nxjerrë 22 urdhra ekzekutimi për persona të dënuar nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë.

Gjatë muajit Qershor 2022:

Janë paraqitur 12 kallëzime penale, nga të cilat për 5 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve.
Janë regjistruar 7 procedime penale, nga të cilët 2 procedime për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 5 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Janë dërguar për gjykim 3 procedime penaleme 26 persona të pandehur, nga të cilat, 2 procedime me 25 të pandehur për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe një procedim me një të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin. Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçmeështë miratuar nga Gjykata e Posaçme një masë sigurimi personal ndaj një personi nën hetim. Pas kërkesave përfundimtare të prokurorëve të posaçëm janë dhënë nga Gjykata e Posaçme5 vendime themeli, janë deklaruar fajtorë 29 të pandehur.

Janë kthyer 54 përgjigje për shkresa të ardhura nga institucione të ndryshme lidhur me statusin e shtetasve dhe zyrtarëve publikë shqiptarë në raport me procedimet penale ndaj tyre. Janë ekzekutuar 6 vendime penale të formës së prerë si dhe janë nxjerrë 22 urdhra ekzekutimi për persona të dënuar nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë.

Janë nxjerrë urdhra ekzekutimi per konfiskimin e pasurive të luajtshme si më poshtë:
Automjete 6 copë
Aparate celulare 82 copë të markave të ndryshme
Laptop 6 copë
Janë nxjerrë urdhra ekzekutimi për konfiskimin e Vlerave Monetare si më poshtë:
800 (treqind e tremijë e tetëqind ) mijë lekë
074 (njëzetmijë e shtatëdhjetë e katër) EURO
005 (njëmijë e pesë) paund (GBP)
000(dymbëdhjetë) mijë dollarë
2200 (dymijë e dyqindtë) franga

Janë miratuar nga prokurorët e posaçëm 30 vendime për miratim takimesh të të paraburgosurve me familjarët e tyre dhe 3 vendime per lejimin e kryerjes së bisedave telefonike. Janë vënë në ekzekutim 3 letërporosi të ardhura nga autoritetet e huaja gjyqësore; janë dërguar 7 letërporosi për ekzekutim autoriteteve të huaja.

Janë mbajtur 4 takime koordinuese palë në marrëveshjet në kuadër të skuadrave të përbashkëta hetimore me autoritetet e huaja. Është dërguar dokumentacioni pranë Ministrisë së Drejtësisë me qëllim ekstradimin e 3 shtetasve shqiptarë nga jashtë vendit në Republikën e Shqipërisë. U është kthyer përgjigje e plotë 24 (njëzetë e katër) kërkesave për informacion brenda muajit Qershor 2022.

spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr

20:59 / October 13, 2026

Pas dhëndrit, edhe deputeti i Sali Berishës, Gjin Gjoni në protestën te Ministria e Arsimit 

20:18 / October 13, 2026

Gurë e molotovë drejt MA dhe policisë. Protestuesit shkatërrojnë biznesin, 13 të lënduar, 30 të shoqëruar 

19:40 / October 13, 2026

Përshkallëzohet protesta te Ministria e Arsimit/ Shkulen kangjella, thyhen xhamat e institucionit

15:52 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.