Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Bild” fshin artikullin për Bashën, loboi kundër integrimit të Shqipërisë

09:09 / January 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Basha 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ditë pas publikimit të një artikulli ku thuhej se kreu i PD-së Lulzim Basha ka lobuar kundër integrimit të Shqipërisë, prestigjiozja gjermane “Bild” e ka fshirë atë.

Në atë artikull media gjermane thoshte se Basha i kishte paguar 675 mijë dollarë tek Nick Muzin pikërisht për këtë.

Por nëse këtë të hënë kërkon online për artikullin të thotë se faqja nuk gjendet, çka kuptohet se artikulli është fshirë.

Bild

Sa i përket negociatave me BE, artikulli i BILD thoshte se: “Klienti tjetër: Opozita shqiptare, e cila dëshiron të parandalojë pranimin e Shqipërisë në BE nën kryeministrin aktual me të gjitha forcat – dhe kostoja e përdorimit të Muzin padyshim që kushton shumë.”, ndërsa për lobimin rus shkruante: “Në një raport të mëvonshëm FARA, kompania që u shfaq si klient ishte një kompani që ndan kutinë e saj të postës në Rrugën St. Vincent në Edinburgh, Skoci me 1200 ndërmarrje të tjera: Biniatta Trade LP. Gjurmët e Tregtisë Biniatta çojnë diku nëpër botë: nga Skocia përmes Belize-Amerikës së Jugut – dhe prej andej në Rusi… për kryeministrin shqiptar Edi Rama, është një provë e qartë që Rusia është prapa përpjekjeve të lobistit të lartë Nick Muzin. Në fakt, Rusia ka pak interes për afrimin e Shqipërisë me BE. Pranimi do të dobësonte më tej ndikimin e rusëve në Ballkan”.

Kujtojmë se kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla publikoi dje artikullin e gazetës gjermane, kushtuar lobimit të Partisë Demokratike në SHBA, ndërsa pohoi se; “Basha tentoi t’i vinte flakën Shqipërisë dhe të dëntonte më çdo mjet imazhin e Shqipërisë dhe hapjen e bisedimeve oër anëtarësim mes BE dhe Shqipërisë”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Komisioni i Reformës Zgjedhore i drejtohet OSBE/ODIHR-it, kërkon ekspertë ndërkombëtarë

14:12 / November 19, 2026

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës/ Bllokohet qarkullimi i automjeteve në aksin dytësor, ja orari

14:07 / November 19, 2026

“Help4You” platforma edhe në gjuhën shqipe, për të rinjtë/ Hita: Siguria në shkolla mbetet prioritet për Policinë e Shtetit

12:16 / November 19, 2026

Projektligji për sponsorizimet miratohet në Komisionin e Edukimit, 6 vota pro dhe asnjë kundër

12:10 / November 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.