Ishte viti 1987, Bill Gates vendosi që të blinte një Porsche 959 Touring, një makinë supersportive që arrinte një shpejtësi maksimale prej 317 km/h dhe shkonte nga 0 në 100 km/h për 3,9 sekonda. Makina mbërriti në SHBA, por u ndal në doganë pasi modeli në fjalë nuk kishte kaluar testin e përplasjes në Amerikë.
Porsche nuk kishte planifikuar që ta shiste këtë mjet në SHBA dhe gjithashtu nuk ishte i gatshëm të sakrifikonte 4 ekzemplarë që kërkonte ligji amerikan për testin e përplasjes. Kështu, makina ishte dënuar që të bëhej një nga mjetet më të bukura dhe të avancuara që nuk përdoreshin.
Bill Gates vendosi që të niste një fushatë në mënyrë që makinat e veçanta të kalonin në SHBA duke iu njohur testet e zhvilluara në vendet e origjinës. Ai u mundua të bindte politikanët amerikanë se ishte i padrejtë vetting-u i këtyre makinave që shijoheshin në vendet e tjera të botës.
Pas shumë mundimesh, në vitin 1991, kur Porsche 959 Touring kishte 4 vite mes pluhurit në doganë, u aprovua ligji që lejonte përdorimin e makinave të veçanta duke njohur testet që kryheshin jashtë kufijve amerikanë. Askush nuk e di sa makina përmban koleksioni i Bill Gates, por dihet se me raste përdor edhe Porsche 959. Nuk mund të ndodhte ndryshe, ajo është makina për të cilën ka luftuar më shumë në jetën e tij.
