Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

BioNTech dhe Pfizer: Do të rrisim prodhimin e vaksinës ndaj Covidit, ja sa doza priten të dalin muajin e ardhshëm

19:45 / January 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pfizer 1 780x405 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kompania farmaceutike gjermane, BioNTech, tha se do të rrisë prodhimin e vaksinës anti-COVID-19, për të kompensuar faktin se pak vaksina të tjera janë miratuar për përdorim. “Situata aktuale nuk është rozë”, tha bashkëthemeluesi i BioNTech-ut, Ugur Sahin, për gazetën gjermane Der Spiegel.

“Ka një vrimë, sepse ka mungesë të vaksinave të tjera të miratuara dhe neve na duhet ta plotësojmë këtë boshllëk me vaksinat tona”, tha Sahin.

Kompania BioNTech zhvilloi vaksinën e saj në partneritet me firmën amerikane Pfizer. Vaksina u miratua nga Bashkimi Evropian në fund të muajit të kaluar dhe është po ashtu në përdorim në Britani, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.

Bashkëthemeluesja tjetër e BioNTech-ut, Ozlem Tureci, e cila është gruaja e Sahinit, tha për Der Spiegel se Bashkimi Evropian ka supozuar se do të kishte “një shportë me furnizues të ndryshëm” të vaksinave.

“Por, pastaj, në një moment, është bërë e qartë se shumë nuk do të jenë në gjendje të bëjnë furnizime të shpejta”, tha Tureci.

BioNTech planifikon të hapë një strukturë të re prodhimi në Marburg të Gjermanisë, muajin e ardhshëm, që do t’i mundësojë kompanisë të prodhojë 250 milionë doza shtesë të vaksinës, në gjysmën e parë të këtij viti.

Më herët, BioNTech dhe Pfizer kanë planifikuar prodhimin e 1.3 miliard dozave të vaksinës në vitin 2021 – të mjaftueshme për të vaksinuar 650 milionë njerëz. /Rel/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mashtrim me investime të rreme në Itali, 17 persona nën hetim, mes tyre edhe shqiptarë

22:41 / November 11, 2026

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Vance ka pak shanse si pasardhësi i mundshëm i Trump, ja kush pritet të kandidojë për president të SHBA

22:03 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.