TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Caka për masakrat e serbëve në burgje: Shumë persona na kanë vdekur në duar

23:58 / September 26, 2023

Humb tezen pak orë para sfidës, Ronaldo mungon në goleadën e Al Nassr

23:47 / September 26, 2023

Verërat që somelierët nuk do t’i porosisnin kurrë në një restorant

23:38 / September 26, 2023

Ishin me pushime, dy vajzat gjenden të vrara me plumb në kokë në hotel

23:29 / September 26, 2023

Vrasja e Martin Bardhit, Artan Hoxha: Rrësheni është zona më “e nxehtë” e Shqipërisë

23:24 / September 26, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

BIRN: Komisioni i Ligjeve miraton me rezerva ligjin për lojërat e fatit, pas bujës për ndalimin e tyre

18:20 / September 18, 20233 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Qeveria parashikon që të kthejë lojërat e fatit 5 vite pasi miratoi me bujë një ligj për ndalimin e tyre. Zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Financave, Vasilika Vjero, pranoi se ndalimi me ligj kishte bërë që të funksiononte në mënyrë informale. “Qëllimi është për ta formalizuar, për ta taksuar”,-u tha ajo deputetëve. Ndryshimet në projektligjin për lojërat e fatit parashikojnë rikthimin e basteve sportive vetëm online, dhënien e së drejtës për ta ushtruar këtë aktivitet vetëm për 10 operatorë dhe përzgjedhja e tyre nëpërmjet një komisioni të veçantë.

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi tha se qeveria po pranon hapur dështimin e mbylljes së basteve në vitin 2018, ndërsa parashtroi një sërë kritikash për projektin si; mungesa e një analize të tregut aktual të lojërave të fatit, të efektit social, sigurisë së të dhënave, etj. “Një analizë përmbledhëse e faktorëve që sollën këtë dështim dhe një analizë financiare e efekteve të këtij dështimi mungojnë në relacion”,-theksoi ajo, duke shtuar se kjo analizë do të ndihmonte në parandalimin e një dështimi të skemës së re.

Çupi po ashtu vuri në dukje se qeveria nuk ka sjellë një raport për subjektet që ushtrojnë këtë veprimtari aktualisht, si kazino, llotari kombëtare. “Ecuria e deritanishme e aktivitetit, volumi i qarkullimit në këtë treg nga këto subjekte, rritja e të ardhurave në këto 5 vite që nga mbyllja e lojërave të tjera të fatit mbeten ende të paqarta dhe të paarsyetuara”-tha ajo.

Të njëjtën kërkesë kishte për ministrinë edhe deputeti socialist Fatmir Xhafa. “Si kemi mbyllur plotësisht lojrat e fatit sepse janë në kazino”-tha ai, duke pyetur ministrisë se, -“Cilat jane vlerat monetare dhe sa kanë perfituar shteti deri në 2022 dhe a ka patur masa ndaj tyre?”. Deputeti socialist po ashtu ngriti pikpyetje mbi nevojën e rikthimit të basteve pas 5 vitesh dhe për mungesën e një analize nga ana e qeverisë se cili ka qenë ndikimi financiar dhe social nga mbyllja e tyre.

”Relacioni nuk e sqaron, po është një nga faktorët kyç ishte konstatimi i problemeve sociale. Çfarë ka ndryshuar në keto vite që po hapen bastet? – pyeti ai përfaqësuesen e ministrisë. Ai ngriti dhe pikpyetje mbi garancinë që jep projekti për mbylljen e aktivitetit ilegal. “Sa mundësi kemi që s’do kemi dy lloj aktivitetesh, legale dhe ilegale?”- tha ai. Po ashtu, Xhafa kërkoi që të ketë kritere më të forta për liçensimin dhe tarifa më të larta.

Trukimi i ndeshjeve sportive nëpërmjet sponsorizimit nga ana e kompanive të basteve ishte një tjetër shqëtësim i deputetëve socialistë. “Çfarë masash shtese do marrim per të minimalizuar trukimet?”- pyeti Xhafa, ndërsa deputeti Eduart Ndreca e cilësoi këtë si “varje e mëlçive në qafën e ujkut”. “Mos jeni nxituar dhe nuk e kuptoni çfarë dëmi po bëni?”- tha Ndreca. Përfaqësuesja e ministrisë tha se ishin parashikuar taksa të disallojshme dhe kritere të forta për kompanitë që do liçensohen, ashtu dhe për aksionerët e tyre. Ajo i mëshoi fort krijimit të fondit të veçantë që do të krijohej me të ardhurat nga ky sektor që do të përdorej për të financuar projekte sportive, arsimore dhe sociale.

Duke iu përgjigjur Xhafës, Vjero tha se janë 7 kazino në të gjithë Shqipërinë dhe lidhur me kontributin e tyre në buxhet, ajo shtoi se, -“janë 3.1 miliardë lekë për vitin 2022”. Pavarësisht kritikave, deputetët socialistë e miratuan në parim pasi u ra dakord që do t’i përxjellin komisionit përgjegjës, për Ekonominë dhe Financat, sugjerime dhe amandamente. /BIRN/

baste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Revoltohet Lapaj: Nuk po vdes për kolltuk, dua të ndryshoj këtë vend

23:19 / September 26, 2023

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Açka pyet Bardhin: Kush është partia jote?

22:58 / September 26, 2023

Tajani dhe Rama drejtojnë nesër takimin e Komitetit të Përbashkët Ekonomik Itali – Shqipëri

22:43 / September 26, 2023

Kurti: Vuçiç i fiksuar me Adem Jasharin, epopeja dhe çlirimi nuk kopjohen!

22:20 / September 26, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
Favela Beach Bar
Favela Beach Bar
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Tajani dhe Rama drejtojnë nesër takimin e Komitetit të Përbashkët Ekonomik Itali – Shqipëri

22:43 / September 26, 2023

Kurti: Vuçiç i fiksuar me Adem Jasharin, epopeja dhe çlirimi nuk kopjohen!

22:20 / September 26, 2023

KFOR pas sulmit në veri: Kemi vepruar në koordinim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in

21:50 / September 26, 2023

Emërime nepotike në Bashkinë e Kavajës, Qosja punëson djalin e tezes, dhëndrin, krushkën në poste kyçe!

21:20 / September 26, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Caka për masakrat e serbëve në burgje: Shumë persona na kanë vdekur në duar

23:58 / September 26, 2023

Humb tezen pak orë para sfidës, Ronaldo mungon në goleadën e Al Nassr

23:47 / September 26, 2023

Verërat që somelierët nuk do t’i porosisnin kurrë në një restorant

23:38 / September 26, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.