Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bixhozi “thyen” pritshmëritë – Lojtarët paguan 17 milionë euro tatim në shtet

15:16 / March 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lojra fati 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të ardhurat që buxheti i shtetit ka arkëtuar nga aktiviteti i lojërave të fatit përgjatë vitit që lamë pas kanë tejkaluar pritshmëritë, por edhe vitin 2021. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve,  gjatë vitit 2022 janë mbledhur 1.97 miliard lekë apo rreth 17 milionë euro nga lojërat e fatit, me një rritje prej 28.5 për qind në krahasim me një vit më parë. Ndërsa në raport me planifikimin vjetor, të ardhurat janë rritur me 16 për qind.

Arkëtimet janë bërë nga tatimi i aktivitetit në kazino, ndërkohë të ardhurat pritet të rriten më tej pasi së shpejti do të rikthehen në “lojë” edhe bastet sportive “on line”, duke u formalizuar.  Një nga variantet e hartuara nga Ministria e Financave dhe që ende është fazë diskutimi, përcakton se “Organizatorët e kategorisë “Baste sportive on line” do të tatohen në masën 25 % të të ardhurave bruto nga loja.

Këshilli i Ministrave përcakton me vendim masën e të ardhurave nga ky tatim e cila kalon për llogari të Ministrisë përgjegjëse për sportin si dhe mënyrën e shpenzimit të saj. Po ashtu, në draftin paraprak thuhet se “Të ardhurat e individëve nga lojërat e fatit për të gjitha kategoritë e lojërave tatohen sipas ligjit për tatimin mbi të ardhurat.

Organizatorët e lojërave të fatit janë agjentë tatimorë për deklarimin dhe pagesën e tatimit mbi të ardhurat e individëve nga lojërat e fatit, sipas procedurave të përcaktuara në ligjin për tatimin mbi të ardhurat dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.” Po ashtu, drafti forcon rregullat për kompanitë qe do të ushtrojnë këtë aktivitet . Shuma e kapitalit për kompanitë që duan të licensohen duhet të jetë jo më pak se 1.2 miliardë lekë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Surpriza në mbrojtje dhe sulm, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

20:27 / September 26, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi, motër e vëlla nga Shqipëria dhe partnerët e tyre humbin jetën pas shembjes së godinës në Athinë

17:20 / September 26, 2026

Rikthehet Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

16:29 / September 26, 2026

Ministri Hoxha nënshkruan Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit Kibernetik: Siguria dhe qëndrueshmëria, pjesë e agjendës kombëtare të transformimit digjital të Shqipërisë

15:35 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.