Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Bizhuteri floriri dhe 60 mijë euro në minibuzin që vinte nga Franca, në pranga shoferi

13:14 / September 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
para bizhuteri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një sasi e konsiderueshme eurosh dhe bizhuteri janë sekuestruar në porti e Durrësit, të padeklaruara. Policia e Shtetit bën me dije se ato janë gjetur në kabinën e një minibuzi të linjës Shqipëri-Francë-Shqipëri dhe ishte duke hyrë në territorin shqiptar.

Policia gjeti një sasi prej 60960 eurosh dhe 46 bizhuteri floriri të cilat duhet të ishin deklaruar, te fshehura te kembet e shoferit, ndërkohë që është arrestuar edhe drejtuesi i mjetit.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/2852795111673508/

NJOFTIMI I PLOTE

Port, Durrës

Policia Kufitare parandalon dhe godet një rast të tentativës së kontrabandës me mallra që paguhet akcizë dhe të mos deklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen një sasi vlerë monetare si dhe një sasi bizhuteri floriri.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu dhe në hyrje, në Portin e Durrësit.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar dhe në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare, është kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, minibuzi i linjës Shqipëri – Francë – Shqipëri, me drejtues shtetasin A.M.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, në bashkëpunim edhe me specialistët e Trafiqeve të Paligjshme dhe ata të hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, në kabinën e shoferit A.M., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 60960 euro si dhe 46 artikuj (bizhuteri) floriri.

Në vijim të veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, është arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit, shtetasi A.M., 48 vjeç, banues në Shkodër.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, po vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.