Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bizneseve u jepet e drejta të krijojnë fonde private pensionesh. Si do të përfitojnë punonjësit

17:18 / December 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tatimeee
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bizneset shqiptare do të kenë të drejtë të krijojnë fonde të pensioneve private për punonjësit e tyre. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka hartuar një projektligj të ri që rregullon tregun e pensioneve private, për të krijuar kushte të favorshme për zhvillimin e këtij tregu dhe nxitjen e kursimeve për pension. Sipas relacionit të draftit, risia kresore që sjell lidhet me krijimin e formave të reja të fondeve për pension, që nxisin pjesëmarrjen në këto fonde dhe përfshirja automatike.

Konkretisht projektligji parashikon dy forma të fondeve të pensionit: “Fond pensioni me pjesëmarrje të hapur” (Open-ended Pension Fund) dhe “Fond pensioni me pjesëmarrje të mbyllur” (Closed-ended Pension Fund). Fondi me pjesëmarrje të hapur krijohet nga shoqëria administruese dhe nuk parashikon kufizime në anëtarësim. Anëtarë të këtij fondi mund të jetë çdo individ, përfshirë punëmarrësit e punëdhënësit, tw cilwt zgjedhin të kontribuojë në fondin e krijuar nga shoqëria administruese.

Ndërsa fondi me pjesëmarrje të mbyllur mund të krijohet nga një punëdhënës, disa punëdhënës ose një entitet i organizuar si bashkim punëdhënësish, sindikatë, bashkime sindikatash apo shoqatë, në cilësinë e sponsorit, të cilët krijojnë një fond pensioni me pjesëmarrje të mbyllur.

Pjesëmarrja në këtë fond është e kufizuar vetëm për të punësuarit apo anëtarët e subjekteve të mësipërme. Sipas draftit, krijimi i fondit me pjesëmarrje të mbyllur merr rëndësi të veçantë për zhvillimin e tregut privat të pensioneve në vend, pasi në këtë mënyrë shoqëritë shqiptare nxiten që nëpërmjet mundësisë për negocim me shoqëritë administruese të krijojnë fonde pensioni për punonjësit e tyre, duke sjellë rritjen e pjesëmarrjes në këto skema.

Për më tepër, pjesëmarrja në fond pritet të rritet edhe nëpërmjet parashikimit në projektligj të dispozitave për përfshirje automatike në skemë, sipas së cilës sponsori ose punëdhënësi, i cili kontribuon për punëmarrësit e tij në një fond pensioni, përfshin në mënyrë automatike në fond punëmarrësit që kanë kaluar periudhën e provës.

Po ashtu, projektligji sjell edhe politika lehtësuese fiskale për nxitjen e pjesëmarrjes në fondet e pensionit privat, ku parashikon një rritje të kufirit të kontributit të anëtarit që përjashtohet nga tatimi, si dhe një rritje të kufirit të shpenzimeve, që i njihen punëdhënësit kur kontribuon për punëmarrësit e tij. Kufiri maksimal mujor, që për qëllime të lehtësive tatimore përjashtohet nga tatimi, është deri në nivelin e pagës minimale të miratuar në shkallë vendi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Filipinas, indianë dhe egjiptianë në krye të punësimeve, ja sa të huaj jetojnë në Shqipëri!

11:07 / August 6, 2026

Ukraina në alarm para dimrit, NATO premton mbrojtje ajrore urgjente pas sulmeve me raketa ruse

11:04 / August 6, 2026

Krijimi i institucioneve të reja Kosovës, nis seanca konstituive e Kuvendit

10:33 / August 6, 2026

Situata me zjarret/ Mbrojtja Civile: Janë raportuar 28 vatra zjarri, 5 mbeten aktive

10:26 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.