Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Biznesmeni Arben Rreli futi në sherr avokatin Sokol Mëngjesi me dhunuesit!

12:53 / June 7, 20242 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Arben Reli Sokol Mengjesi
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një kallëzim në prokurorinë e Tiranës i bashkëshortes së Dritan Nanos, i dyshuari kryesor nga policia si porositësi i dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesit mund të zbardhë zanafillën e konfliktit për pronën në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës, të cilën avokati e kishte fituar në proceset gjyqësore për tetë trashëgimtarët e saj.

Albana Nano akuzon biznesmenin Arben Rreli për falsifikim të dokumenteve me të cilat ka ngritur pretendime kompensimi avokati, Sokol Mëngjesi.

Në dëshmi, ajo thotë se Arben Rrelin e ka djalë teze dhe përshkruan shkurtimisht konfliktin për pronën që u bë shkak për dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi.

Kallëzuesja deklaron para oficerit të policisë gjyqësore se përpjekjet për të fituar pronën e trashëguar nga Hafsa Sheqeri i ka nisur që në vitin 2009 me bashkëshortin e saj, Dritan Nano, duke përfaqësues gjashtë trashëgimtarët e tjerë të pronës.

Në vitin 2012, sipas saj, atyre iu bashkua edhe Arben Rreli, që deri në këtë periudhë tentoi ta përfitojë vetëm këtë pronë.

Albana Nano thotë se njohjen me avokatin Sokol Mëngjesi trashëgimtarët e kanë patur në vitin 2017-të, kur çështja shkoi në Apel. Avokati Mëngjesi, sipas saj, ishte sugjeruar nga Arben Rreli.

Prokura e posaçme e përfaqësimit nga avokati është nënshkruar më 24 qershor të 2017-s te notere Margena Çela, procesi në apel zgjati vetëm një vit.

Më 12 shkurt të 2018-s, Apeli la në fuqi vendimin e shkallës së parë, që njihte ata si trashëgimtarë të pronës.

Kallëzimi zbulon se trashëgimtarët kanë marrë një njoftim në fillim të shkurtit të këtij viti, ku avokati Sokol Mëngjesi pretendon shpërblimin e premtuar nga Arben Rreli.

Kallëzuesja kërkon nga prokuroria që të verifikojë prokurën e firmosur në vitin 2017-të dhe hetojë mundësinë e falsifikimit të saj prej biznesmenit Arben Rreli, pasi pretendojnë se nuk kanë firmosur në asnjë moment kontratë-porosi as me të dhe as me avokatin Sokol Mëngjesi.

Ndërkohë, në lidhje me dhunën ndaj avokatit është marrë në pyetje edhe biznesmeni Arben Rreli, një nga trashëgimtarët e pronës. Detaje nga dëshmia e tij para hetuesve nuk janë bërë ende publike.

640 0 57b2fe1f7540a2b39ee443006ccd1b34
640 0 c36d4182c6428e475e32d47b06761365

Arben Rreli biznesmen tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

19:40 / July 12, 2025

E hoqën nga puna, Yuri Kim në protestë para DASH

19:08 / July 12, 2025

Salianji rrëfen detaje nga jeta në burgun e Fierit: Lahesha me…

18:00 / July 12, 2025

Paketa e maleve, nisin aplikimet/ Aplikimet dorëzohen nëpërmjet portalit E-Albania

17:40 / July 12, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.