Biznesmeni Dashamir Gjoka është ndaluar nga Policia e Shtetit pasditen e sotme pranë zonës së Rinasit në Fushë Prezë. Gjoka ka qënë duke udhëtuar me fuoristradën e blinduar të Gjokës, makinë e cila është sekuestruar nga “blutë” e kryeqytetit.
Bashkë me biznesmenin Gjoka është shoqëruar edhe aktorja dhe modelja Nertila Kapaj, e cila po qarkullonte me mjetin e saj tip “X6”. Të dy kanë qënë bashkë në momentin e ndalimit, por ende nuk dihet lidhja mes tyre, raporton Dosja.
Pasi janë shoqëruar për në Komisariat, pas disa orësh të dy janë liruar, ndërkohë që ende nuk dihen motivet e prangosjes. Nuk dihet ende nëse arrestimi i tij ka të bëjë me pasuritë e paligjshme që sipas Policisë ai disponon dhe kapin vlerën e 2 miliardë lekësh. / dosja.al




